Pique: Rekordi i Barcelonës në Copa del Rey nuk mund të përsëritet nga askush

Gerard Pique nuk beson se rekordi i Barcelonës për gjashtë finale radhazi të Copa del Rey do të përsëritet pas triumfit të tyre në El Clasico mbi rivalët e urryer të Real Madrid.
Barcelona u bë skuadra e parë që arriti gjashtë finale radhazi në Copa del Rey pas fitores 3-0 ndaj Madridit në Santiago Bernabeu.
Sulmuesi uruguaian Luis Suarez nënshkroi fitoren e së mërkurës dhe një triumf të përgjithshëm prej 4-1 për kampionët e La Ligës.
Mbrojtësi i Barçës, Pique, luajti një ndeshje të mirë, ndërsa pas saj ai u ka thënë gazetarëve se skuadra e tij ka arritur diçka që askush tjetër nuk do të mund ta arrij.
"Arritëm finalen e gjashtë radhazi ... Nuk mendoj se ajo që kemi arritur është diçka që do të ndodhë përsëri në Copa del Rey", ka thënë fillimisht Pique.

"Ne kemi fituar shumë në vitet e fundit, por duam ta fitojmë atë përsëri, është e veçantë të kualifikohesh për një finale".
"Në të vërtetë ka qenë më shumë e zakonshme sesa çdo gjë tjetër, duke i quar gjërat në vend kundër Levantes dhe Sevillës dhe pastaj tani ndaj Realit".
"Ishte një fitore e rëndësishme, Madridi ishte më i mirë në pjesën e parë, por ne shfrytëzuam hapësirat në pjesën e dytë për të fituar ndeshjen dhe kualifikimin".
"Fitorja këtu dhe arritja në finale është gjithmonë një shkak për lumturi", përfundoi mbrojtësi spanjoll. /Telegrafi/




















































