LAJMI I FUNDIT:

Pique ka pranuar përgjysmim të pagës, Alba dhe Busquets vendosin pas pushimeve

Pique ka pranuar përgjysmim të pagës, Alba dhe Busquets vendosin pas pushimeve

Barcelona është në kërkim të uljes së kostove të pagave vjetore të klubit, ndërsa disa lojtarët tashmë kanë pranuar një gjë të tillë.

Klubi nga Camp Nou ka hasur në vështirësi financiare dhe i duhen 200 milionë euro për të balancuar financat për këtë vit.


Barcelona po has në vështirësi në lidhje me rinovimin e kontratës së kapitenit Lionel Messi, shkaku i problemeve financiare dhe drejtuesit po kërkojnë zgjidhje.

Nga vitet e kontratës deri tek shkurtimi i pagës, largimet dhe sponsorët - Sekretet e kontratës së re të Messit
Lexo po ashtu Nga vitet e kontratës deri tek shkurtimi i pagës, largimet dhe sponsorët - Sekretet e kontratës së re të Messit

Drejtuesit e Barçës thuhet se janë duke shpresuar t’i largojnë disa lojtarë që përfitojnë shumë, ndërsa nga ata që mbesin kanë kërkuar t’i ulin pagat.

Disa nga lojtarët kryesor thuhet se e kanë pranuar një gjë të tillë, ndërsa disa të tjerë janë në pritje të një vendimi.

Sipas mediumeve të afërta me Barcelonën Pique tashmë ka pranuar një ulje të pagës për më shumë se 50 për qind.

Griezmann dhe Coutinho: Dyshja që i kushton klubit 100 milionë euro në vit, largimi i tyre i domosdoshëm
Lexo po ashtu Griezmann dhe Coutinho: Dyshja që i kushton klubit 100 milionë euro në vit, largimi i tyre i domosdoshëm

Në anën tjetër, Sergio Busquets dhe Jordi Alba do të flasin me klubin sapo të përfundojnë pushimet e tyre, por duket se edhe këta të dy do të pranojnë ulje të pagës.

Emra tjerë si Antoine Griezmann, Ousmane Dembele, Philippe Coutinho dhe Samul Umtiti pritet të largohen për të rregulluar financat e klubit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori