Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, beson se kualifikimi për në Ligën e Kampionëve do të jetë vendimtar për të mbajtur emra si Hakan Calhanoglu dhe Gigio Donnarumma në “San Siro”.

La Gazzetta dello Sport shkruan se Donnarumma dëshiron të sigurohet se ai do të luajë në Ligën e Kampionëve përpara se të nënshkruajë një marrëveshje të re me Rossonerët.


Klubet e mëdha evropiane po monitorojnë situatën e Donnarummas në Milan dhe klubi tashmë i ka ofruar portierit një marrëveshje të re me vlerë 8 milionë euro në sezon.

donnarumma

Pas tij vjen turku Calhanoglu që nuk e ka rinovuar kontratën e tij që kur erdhi nga Bayer Leverkusen në korrik të vitit 2017.

Pioli gjatë konferencës për shtyp përpara ndeshjes kundër Sampdoria të shtunën, ka thënë se kualifikimi për në Ligën e Kampionëve mund të jetë vendimtar për të mbajtur dy yjet e skuadrës.

Calhanoglu

"E ardhmja e tyre është me ne. Do të ndryshonte gjithçka për të mirë nëse kualifikohemi në Ligën e Kampionëve”.

"Por unë i shoh ata shumë të përqendruar dhe të vëmendshëm", deklaroi Pioli. /Telegrafi/

telegrafi sport app