LAJMI I FUNDIT:

Pink gëzon tashmë yllin e saj në “Walk of Fame”, shijon me bashkëshortin dhe fëmijët momentin e veçantë

Pink gëzon tashmë yllin e saj në “Walk of Fame”, shijon me bashkëshortin dhe fëmijët momentin e veçantë
Foto: Getty Images/Guliver

Këngëtarja me famë botërore, Pink, është bërë me yll në trotuarin e famshëm “Walk of Fame”, në Hollywood, gjatë të martës pasdite.

Por këngëtarja 39-vjeçaree hitit “Just Give Me A Reason” nuk e gëzonte këtë ceremoni vetëm, pasi u pa e shoqëruar nga burri i saj Carey Hart, si dhe dy fëmijët e tyre: Willow Sage, shtatë vjeçe dhe Jameson Moon, dy vjeç.

Pink bëhet me yll në “Walk of Fame”, në Hollywood (Foto: Alberto E. Rodriguez/Getty Images/Guliver)

Pink dukej bukur në një fustan të zi dhe me material të bardhë në pjesën e poshtme, gjersa zbukurohej nga një trëndafil i kuq i ngjitur në bel, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Këngëtarja Pink duke shijuar yllin e saj të “Walk of Fame” (Foto: Alberto E. Rodriguez/Getty Images/Guliver)

Flokët e saj të bardha flokësh të zbardhura i dhanë asaj një pamje edhe më tërheqëse, gjersa manikyri i kuq ishte detaji plotësues i dukjes së saj.

Pink gëzoi momentin e veçantë kur u ul pranë pllakës, në të cilën është gdhendur ylli i saj, teksa aty pari u gjunjëzua edhe bashkëshorti i saj, si dhe dy fëmijët u ulën para.

Këngëtarja amerikane e shijon me njerëzit më të dashur yllin e saj (Foto: Alberto E. Rodriguez/Getty Images/Guliver)

Ky është ylli i 2656-të në “Walk of Fame”, të Hollywoodit.

Pink ka të edituara në treg shtatë albume, të cilët kanë qëndruar gjithnjë në Top 10 të “Billboard”.

“Ne jemi të ngazëllyer për të nderuar një nga artistët më të njohur në botë P!NK!”, tha Ana Martinez, prodhuese e “Walk of Fame” në Hollywood.

Këngëtarja Pink duke pozuar mbi yllin e saj në “Walk of Fame” (Foto: Alberto E. Rodriguez/Getty Images/Guliver)

“Ajo është një interpretuese unike që ju lë në një gjendje gëzimi dhe befasie në të njëjtën kohë”, ka shtuar më tej ajo.

Pink përndryshe është lindur në Doylestown të Pensilvanisë dhe filloi punën e saj në biznesin muzikor si anëtare e grupit të vajzave “Choice”, të cilat kishin kontratë me “LaFace Records” në vitin 1995.

Bashkëshorti përqafon këngëtaren, teksa ajo shijon suksesin e saj (Foto: Alberto E. Rodriguez/Getty Images/Guliver)

Më vonë asaj iu ofrua një kontratë për incizimin e këngëve solo dhe publikoi albumin e saj të parë si solo artiste “Can not Take Me Home”, në vitin 2000.

Pink ka fituar tri çmime ‘Grammy’, një shpërblim ‘Emmy’, tri çmime ‘Billboard Music’, shtatë çmime ‘MTV Video Music’, përfshirë çmimin nderues ‘Michael Jackson Vanguard 2017’. /Telegrafi/

Foto: Alberto E. Rodriguez/Getty Images/Guliver

Në trend Magazina

Më shumë
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Efekti i Kate Middleton: Vizitat në faqet e këshillave për kancerin dhe të NHS-së u rritën pesëfish pas deklarimit të diagnozës nga Princesha

Efekti i Kate Middleton: Vizitat në faqet e këshillave për kancerin dhe të NHS-së u rritën pesëfish pas deklarimit të diagnozës nga Princesha

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina
Rita Ora vazhdon të shënojë sukses në Amerikë, ndërsa pëlqehet paraqitja e saj në

Rita Ora vazhdon të shënojë sukses në Amerikë, ndërsa pëlqehet paraqitja e saj në "The Masked Singer"

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori