LAJMI I FUNDIT:

Piloti zbulon shkallët sekrete në një aeroplan Boeing, por çfarë ka aty brenda?

Piloti zbulon shkallët sekrete në një aeroplan Boeing, por çfarë ka aty brenda?

Një pilot ka zbuluar shkallët sekrete në një aeroplan Boeing që të çojnë drejt një depoje ku ka shtretër për ekuipazhin e kabinës për të pushuar gjatë ndërrimit të tyre.

Steve Giordano, nga New Jersey, përmes llogarisë së tij në Twitter @JTTsteve ndau shkallët e fshehura që të çojnë në dhomën e pushimit.


Në video, që mblodhi mbi 71 mijë shikime, piloti tha: ‘Këtu është zona e pushimit të ekuipazhit”.

Duke lëvizur rreth zonës së kuzhinës, ai hapi një derë që fillimisht dukej si një derë dollapi.

Ai më pas ngjiti shkallët që kishin një hapësirë shumë të vogël, duke u ngjitur lart një depoje ku ishin dy krevate me perde për të pasur privatësi. /Telegrafi/