LAJMI I FUNDIT:

Piloti këshillon se çfarë duhet bërë gjatë turbulencave, ndërsa tregoi një truk që i qetëson pasagjerët

Piloti këshillon se çfarë duhet bërë gjatë turbulencave, ndërsa tregoi një truk që i qetëson pasagjerët
(Foto: Screenshot/TikTok)

Pasi piloti nga Sydney, Jimmy Nicholson, u bë viral në një video që tregonte se cila pjesë e aeroplanit ndjeu më pak turbulenca, ai tani ka regjistruar një video që tregon se çfarë duhet bërë gjatë turbulencave të forta dhe videoja është shikuar më shumë se 12.6 milionë herë.

Piloti dhe gruaja e tij ishin nisur drejt Barcelonës për muajin e mjaltit, kur aeroplani pati turbulenca të forta dhe piloti, i cili atëherë ishte në rolin e një pasagjeri, qëndronte me bashkëshorten në pjesën e pasme, ku thoshte se turbulencat ndihen edhe më fort.


“Një nga turbulencat më të këqija që kam ndjerë ndonjëherë. Fluturimi është i shkurtër. Nuk është i këndshëm”, dëgjohet duke thënë dhe më pas jep këshilla se si të silleni gjatë turbulencave të pakëndshme.

Skena rrëqethëse brenda aeroplanit, turbulencat shkaktojnë atmosferë kaotike – pamje nga fluturakja që udhëtonte nga Angola në Portugali
Lexo po ashtu Skena rrëqethëse brenda aeroplanit, turbulencat shkaktojnë atmosferë kaotike – pamje nga fluturakja që udhëtonte nga Angola në Portugali

“Së pari kujtojini vetes se kjo është krejtësisht normale. Aeroplani nuk do të bie nga qielli”, sqaron në video duke buzëqeshur, derisa gruaja e tij e shikon e ngurtësuar.

Në vijim ka demonstruar një truk me shishe që mund të ndihmojë në qetësimin e frikës. Ai e ktheu shishen e ujit përmbys, për të treguar se uji nuk lëviz shumë, çka do të thotë se turbulencat nuk janë aq të këqija sa duket.

Jimmy shtoi se ata që ndjejnë frikë thjesht duhet të shikojnë nga dritarja dhe do të jetë më e lehtë për ta.

“Nuk duhet të shqetësoheni. Aeroplanët janë ndërtuar për t’u bërë ballë gjërave shumë më të këqija. Padyshim që nuk është argëtuese, por gjithçka është në rregull”, ka theksuar piloti dhe u tregoi pasagjerëve që fillonin të duartrokisnin kur mbaroi turbulenca. /Telegrafi/

@jimmy_nicholson

Horrible turbulence on our flight today. Im a Pilot and actually fly this aircaft type (Airbus). Here’s why you have nothing to worry about #pilot #turbulence

♬ original sound – Jimmy Nicholson

Në trend Stil

Më shumë
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Ja si të lani pantallonat prej lëkure: Mos bëni gabime prej fillestari

Ja si të lani pantallonat prej lëkure: Mos bëni gabime prej fillestari

Bëje vet
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Një detyrë e thjeshtë në të cilën 90 për qind e njerëzve bëjnë gabime: Bëni sytë katër dhe përpiquni ta zgjidhni!

Një detyrë e thjeshtë në të cilën 90 për qind e njerëzve bëjnë gabime: Bëni sytë katër dhe përpiquni ta zgjidhni!

Stil
E tradhtoni partnerin në ëndrrat tuaja seksuale? Neurokirurgu zbulon se çfarë do të thotë - dhe nëse duhet të shqetësoheni

E tradhtoni partnerin në ëndrrat tuaja seksuale? Neurokirurgu zbulon se çfarë do të thotë - dhe nëse duhet të shqetësoheni

Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Kalo në kategori