LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë pikturat më të shtrenjta të shitura në ankande

Dhjetë pikturat më të shtrenjta të shitura në ankande

Një pikturë e Mark Rothkos nga viti 1957, e titulluar “Nr. 22 (Reds)”, u shit për rreth 70 milionë dollarë në fund të shkurtit. Sigurisht një shumë e madhe kjo parash për një vepër arti, por nuk bën pjes; as mes 30 pikturave më të shtrenjta ndonjëherë të shitura në botë.

Dhjetë pikturat më të kërkuara në botë
Lexo po ashtu Dhjetë pikturat më të kërkuara në botë

Deri më tani, piktura më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë ishte “Salvator Mundi” nga Leonardo da Vinci për një vlerë befasuese 450.3 milionë dollarë – më 2017. E krijuar rreth fundit të shekullit XV, portreti i da Vincit i Jezu Krishtit mendohej të ishte një kopje e pikturës origjinale derisa u rizbulua dhe u restaurua në vitin 2011.


Piktura të tjera të famshme, duke përfshirë “Les Femmes d’Alger” të Pablo Picassos dhe “Nu couché” të Amedeo Modiglianit, të dyja u shitën për mbi 170 milionë dollarë në ankande të veçanta më 2015.

Piktura më e fundit që hyri në “Top 10” ishte “Meules” e Claude Monet, e cila u shit në shtëpinë e ankandeve Sotheby’s për 110.7 milionë dollarë në maj të vitit 2019.

Konteksti historik, origjinaliteti, aftësia dhe fama e artistit janë vetëm disa nga arsyet e shumta pse një vepër arti vlerësohet ashtu siç është. Shumica e blerësve të këtyre pikturave me çmime të jashtëzakonshme i trajtojnë ato si investime konkrete, duke shpresuar se vlera e tyre do të rritet me kalimin e viteve.

Vepra: “Salvator Mundi” (realizuar më 1490-1500)
Autor: Leonardo da Vinci
Çmimi: 450 milionë dollarë (në vitin 2017)

Vepra: “Les Femmes d’Alger” (realizuar më 1955)
Autor: Pablo Picasso
Çmimi: 179 milionë dollarë (në vitin 2015)

Vepra: “Nu couchė” (realizuar më 1917-1918)
Autor: Amedeo Modigliani
Çmimi: 170 milionë dollarë (në vitin 2015)

Vepra: “Nu couchė (sur le cotė guache)” (realizuar më 1917-1918)
Autor: Amedeo Modigliani
Çmimi: 157 milionë dollarë (në vitin 2018)

Vepra: “Three Studies of Lucian Freud” (realizuar më 1969)
Autor: Francis Bacon
Çmimi: 142 milionë dollarë (në vitin 2013)

Vepra: “Twelve Landscape Screens” (realizuar më 1925)
Autor: Qi Baishi
Çmimi: 141 milionë dollarë (në vitin 2017)

Vepra: “The Scream” (realizuar më 1893)
Autor: Edvard Munch
Çmimi: 120 milionë dollarë (në vitin 2012)

Vepra: “Young Girl with a Flower Basket” (realizuar më 1905)
Autor: Pablo Picasso
Çmimi: 115 milionë dollarë (në vitin 2018)

Vepra: “Meules” (realizuar më 1890)
Autor: Claude Monet
Çmimi: 111 milionë dollarë (në vitin 2019)

Vepra: “Untitled” (realizuar më 1982)
Autor: Jean-Michel Basquiat
Çmimi: 111 milionë dollarë (në vitin 2017)