Çdo vit, vepra arti që bashkërisht vlejnë miliarda dollarë, kalojnë nëpër shtëpitë e ankandeve në mbarë botën. Por, të pakta janë krijimet për t’u cilësuar vërtet si “më të mirat”.
CNN Style iu drejtua Google-it për të parë se cilat piktura kanë kryesuar kërkimet në internet anekënd globit gjatë pesë viteve të fundit. Bazuar në këto rezultatet, më poshtë janë 10 pikturat më të kërkuara në botë:
1. “Mona Lisa” kryeson renditjen dhe nuk ka përse çuditemi: është piktura më e famshme në botë e gruas misterioze me buzëqeshjen enigmatike. Dhe, të mendosh që përpara shekullit XX, siç thonë historianët, “ Mona Lisa“ njihej shumë pak jashtë rretheve të artistëve.
2. “Darka e fundit” bën që Leonardo të jetë i vetmi artist i cili shfaqet dy herë në këtë listë. E pikturuar në një epokë kur imazhet fetare ishin ende një temë artistike mbizotëruese, “Darka e Fundit” përshkruan herën e fundit kur Jezusi ndau bukën me dishepujt e tij përpara kryqëzimit. Piktura është një afresk i madh – 4,6 metra i lartë dhe 8,8 metra i gjerë, gjë që e bën pamjen e tij të paharrueshme.
3. “Nata me yje” e Van Gogh-ut – një prej pikturave më të bukura të mjeshtrit të madh, e cila përcjell të gjithë stilin e rrallë të tij përmes penelatave të trasha, të guximshme dhe inovative. Format dhe ngjyrat e jashtëzakonshme të saj i kanë intriguar artdashësit për dekada të tëra.
4. “Ulërima” e Eduard Munch-it, një vepër që nuk harrohet lehtë, e që ka dhe një karakteristikë: sipas blogut të Muzeut Britanik, ekzistojnë dy piktura, dy pastele dhe më pas një numër i papërcaktuar skicash për të. Në vitin 2012, një nga pastelet u shit për gati 120 ëmilion dollarë në ankand.
5. “Guernica” e Pablo Picasso-s është një prej punëve më madhështore të piktorit gjenial dhe tregon bombardimin e qytetit bask me të njëjtin emër gjatë Luftës Civile në Spanjë.
6. “Puthja” e Gustav Klimt-it vjen nga “Periudha e Artë” e artistit austriak. Ndikimet artistike bizantine mund të shihen në rrobat tejet dekorative të personazheve të tij, ndërsa pasioni shpërthen mes penelatave të forta të piktorit.
7. “Vajza me vath perle”, nga Johannes Vermeer është krahasuar shpesh me “Mona Lisan” – një kryevepër në vaj mbi kanavacë që është praktikisht një shembull brilant thjeshtësie.
8. E kërkuar mbetet dhe “Lindja e Venerës” nga Sandro Botticelli, ku autori ka krijuar në mënyrë të paharrueshme perëndeshën e dashurisë.
9. “Zonjat e oborrit” nga Diego Velázquez , është jo vetëm më e famshmja e tij, por edhe vepra që ka përmasat më të mëdha që u kërkua nga Filipi I IV-të i Spanjës.
10. “Krijimi i Adamit”, mrekullia e Michelangelos në kapelën Sikstine konsiderohet si një prej pamjeve më të kopjuara në histori. /Gazeta “Tema”/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Letër nga Turqia (1717): Shqiptarët të premten shkojnë në xhami, të dielën në kishë

A JE I GATSHËM TË TË QUAJNË TË ÇMENDUR?

Atentati ...

Pse duhet të ndjekim shembullin e të lashtëve në trajtimin e të moshuarve?

Tregimi për nusen e shëmtuar

Karikaturisti që sfidoi censurën me një buzëqeshje

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë