LAJMI I FUNDIT:

Piktura e vjetër, ku një burrë duket sikur po shikon në celular (Foto)

Piktura e vjetër, ku një burrë duket sikur po shikon në celular (Foto)

Në pikturën e punuar në vitin 1937, ku tregohet pushtimi i amerikanëve vendas, shfaqet edhe një burrë që duket sikur po shikon në celular.

Derisa punimi është bërë afro shtatë dekada para se të krijohej kjo pajisje teknologjike, ka komente të shumta lidhur me rastin, transmeton Telegrafi.

Pajisja që duket si telefon

“Mund të jetë udhëtim në kohë. Ai po duket shumë i befasuar, kur po shikon në ekranin e telefonit”, është një nga komentet e shumta.

Por, ka të tilla që kanë dhënë edhe shpjegime shumë më konkrete dhe të përshtatshme.

“Është duke lexuar në një libër religjioz”, si dhe “po shikon në pasqyrë që në atë kohë ishin shumë të popullarizuara” janë shpjegimet tjera. /Telegrafi/