Çiklisti i paemëruar ka zgjedhur një prej udhëkryqeve më të frekuentuara në Londër, për të vlerësuar sjelljet e kalimtarëve, shoferëve dhe çiklistëve.

Nëpërmjet megafonit ai komentoi veprimet e shfrytëzuesve të udhëkryqit, ndërsa komentonte dhe jepte ‘pikë sociale’ për ata që respektonin shenjat e komunikacionit, transmeton Telegrafi.

“Ku po shkon ti veturë e ndytë, si po ndihesh tani që je bllokuar në mes të njerëzve”, ka thënë ai, për një makinë që kaloi pasi të jetë ndezur drita e gjelbër dhe u bllokua në mes.

Njëjtë veproi edhe ndaj një gruaje, të cilën e thirri dhe i kërkoi të priste edhe pak sekonda, sepse ende ishte e ndezur drita e kuqe.

“Zonja dhe zotërinj, më duhet të ju përkujtojë udhëzimin e ri qeveritar për pikët sociale. Po që se veproni si ky burrë, do iu hiqen dy pikë”, ka thënë ai në fund të videos.

Mirëpo, jo pa e lavdëruar turmën që pritën deri në momentin e duhur, të cilët i ‘shpërbleu’ me nga dy pikë dhe u shprehu mirënjohje. /Telegrafi/