LAJMI I FUNDIT:

Pijet më të këqija për kolesterolin

Pijet më të këqija për kolesterolin

Kolesteroli i lartë është kur keni shumë një substancë yndyrore të quajtur kolesterol në gjakun tuaj.

Shkaktohet kryesisht nga ngrënia e ushqimeve të yndyrshme, mos ushtrimi i mjaftueshëm, mbipesha, pirja e duhanit dhe pirja e alkoolit. Ju mund të ulni kolesterolin duke ngrënë shëndetshëm dhe duke ushtruar më shumë.


Nëse jeni duke luftuar me kolesterolin e lartë, duhet të shmangni pije të caktuara.

Tri prej tyre ua sjellim më poshtë:

Alkooli

Nëse jeni në rrezik për kolesterol të lartë, mund të dëshironi të anashkaloni alkoolin. “Alkooli mund të rrisë nivelet e kolesterolit sepse stimulon mëlçinë të prodhojë më shumë”, tha dietologu Ronlad Smith.

Sipas CDC, vetëm dy pije alkoolike në ditë mund të rrisin nivelet totale të kolesterolit deri në 20 për qind.

Lëngjet e frutave

Lëngjet natyrale të frutave mund të jenë një shtesë e shëndetshme diete, veçanërisht nëse përmbajnë shumë antioksidues. Por kur bëhet fjalë për lëngjet e frutave me sheqer të shtuar, ato mund të rrisin rrezikun e kolesterolit të lartë.

Pijet e gazuara

Edhe pse janë të shijshme, pijet e gazuara mund të jenë shumë të dëmshme për sa i përket niveleve të kolesterolit. Janë plot me sheqerna dhe fosfate që rrisin nivelin e kolesterolit, shkruan Eat This.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori