Pierce Brosnan ka deklaruar se aktori i ardhshëm që do të luajë James Bond duhet të jetë britanik dhe jo amerikan.

Aktori 71-vjeçar, i cili portretizoi agjentin sekret në katër filma nga 1995 deri në 2002, ka shprehur gjithashtu shqetësimin për ndikimin e Amazon në ekskluzivitetin e 007.


Pas blerjes së MGM Studios nga Amazon në vitin 2022, studioja mori kontrollin krijues mbi filmat e Bond-it, duke shkaktuar pasiguri mbi të ardhmen e ekskluzivitetit, shkruan DailyMail.

95996997 14478421 image m 2 1741509416271

Brosnan, duke folur për The Telegraph, u shpreh se shpreson që Amazon ta trajtojë këtë ikonë të kinemasë me "dinjitet, imagjinatë dhe respekt".

Ndërkohë, spekulimet për pasuesin e Daniel Craig vazhdojnë, me emra si Henry Cavill, Idris Elba dhe Aaron Taylor-Johnson mes kandidatëve të mundshëm.

95997003 14478421 image m 4 1741509424876

Brosnan e ka përmendur edhe aktorin irlandez Cillian Murphy si një zgjedhje të denjë për këtë rol.

Pavarësisht interesit të fansave, ende nuk ka një datë zyrtare për filmin e ardhshëm të James Bond, ndërsa shumë shprehin shqetësimin se Amazon mund të ndryshojë drejtimin e ekskluzivitetit, duke e kthyer atë në një univers të mbushur me spin-off-e, siç ndodhi me “Star Wars” pas blerjes nga Disney. /Telegrafi/

95997001 14478421 image a 5 1741509433127