LAJMI I FUNDIT:

Pezullohet greva e aktorëve, grupi punues për plotësimin e rregullores parasheh rritjen e pagave për krijuesit e performuesit

Pezullohet greva e aktorëve, grupi punues për plotësimin e rregullores parasheh rritjen e pagave për krijuesit e performuesit

Bashkërisht, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Shoqata Sindikale e Aktorëve të Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Teatri Kombëtar do të formojmë një grup punues për ndryshimin e rregullores për paga të aktorëve. Kështu u shpreh në një konferencë për media, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

Me këtë marrëveshje mes palëve, pezullohet greva e aktorëve të teatrit dhe nga fillimi i vitit 2018, aktorët por edhe të gjithë krijuesit e performuesit nëpër institucionet tjera të kulturës do t’i marrin rrogat me rritje, në bazë të rregullores së re që do të hartohet nga ky grup punues.


“Më lejoni t’i falënderoj përfaqësuesit e Shoqatës Sindikale për mirëkuptimin dhe për gatishmërinë që këto tre muajt në vijim bashkërisht të punojmë në plotësimin e këtij dokumenti dhe që nga janari Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në koordinim edhe me Ministrinë e Financave, me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës të marrin vendim për rritje të pagave për këto kategori dhe për këtë jemi dakorduar edhe me Shoqatën Sindikale”, tha ministri Gashi.

Ministria dhe artistët në përplasje: Si, pse dhe çfarë po ndodh me grevën e aktorëve të Teatrit Kombëtar? (Foto)
Lexo po ashtu Ministria dhe artistët në përplasje: Si, pse dhe çfarë po ndodh me grevën e aktorëve të Teatrit Kombëtar? (Foto)

“Jemi në fazën e hartimit të buxhetit për vitin 2018 dhe bashkërisht do të ulemi dhe do të shohim sa do të ketë implikime buxhetore rritja e pagës për të gjithë krijuesit dhe përformuesit që do të parashihen me rregullore, pas plotësim-ndryshimit të saj”, u shpreh ndër të tjera ministri.

Ndërkaq, kryetari i Shoqatës Sindikale, Ismet Azemi, u shpreh se pas takimeve të shumta kemi arritur në një marrëveshje dhe me këtë hap kemi arritur një qëllim të rëndësishëm sa i përket kërkesave tona dhe përmbush nevojat e komunitetit tonë.

Dhe me këtë e shprehim mirënjohjen dhe falënderimin për gatishmërinë e ministrit dhe të MKRS-së për të arritur deri tek realizimi i zotimeve tona.

Telegrafi ditë më parë kishte kërkuar sqarim në Ministrinë e Kulturës, të cilët kishin komentuar mbi rrëmujën e krijuar dhe negociatat me aktorët.

“Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit z. Kujtim Gashi, ndër takimet e para që ka zhvilluar me ta marrë detyrën është takuar me përfaqësuesit e Sindikatës së Teatrit Kombëtar me ç’rast është njoftuar rreth kërkesës që kanë aktorët e Teatrit Kombëtar për rritje të pagave. Ministria e Kulturës, dhe Ministri Gashi, kërkesën e aktorëve të teatrit Kombëtar që nga fillimi e konsideruar si të drejtë dhe legjitime, andaj Kabineti është angazhuar që zhvilloj takime me aktorët e Teatrit Kombëtar me qëllim të dialogimit për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjate në përputhje me kërkesat e tyre.

Marr për bazë faktin se rritja e pagave nuk është në kompetencat e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit, megjithatë Ministri Gashi në përputhje me mandatin e tij ka qenë i përkushtuar që ta adresoj kërkesën e sindikatës së aktorëve të teatrit Kombëtar tutje, por edhe të Krijuesve dhe Performuesve të Kulturë si dhe punonjësve profesional të trashëgimisë kulturore . Andaj ne jemi të bindur se aktorët e Teatrit Kombëtar do e vazhdojnë punën e tyre dhe të bëhen pjesë e përpjekjeve tona të përbashkëta që fillimisht të jenë pjesë e grupit punues për ndryshimin e rregullores për Gradimin dhe Pagat e Krijuesve dhe Performuesve të Kulturës dhe Punonjësve Profesional të Trashëgimisë Kulturore, si dhe për ta adresuar këtë dokument në Qeverinë e Republikës së Kosovës për miratim. Sigurisht që i gjithë ky proces do zhvillohet në muajt në vazhdim gjatë këtij viti me qëllim që nga fillimi i vitit të ardhshëm kjo kategori e shoqërisë sonë të ketë paga të dinjitetshme ashtu siç e meritojnë”, ka qenë përgjigja e Ministrisë së Kulturës për Telegrafin.

Në trend Kultura

Më shumë
“Lufta civile shqiptare”

“Lufta civile shqiptare”

Daut Dauti
Shkrimi i vitit 1939, për disqet me muzikë shqiptare

Shkrimi i vitit 1939, për disqet me muzikë shqiptare

Aurenc Bebja
Revolucioni i vitit 1821 në Greqi, ishte revolucion i shqiptarëve!

Revolucioni i vitit 1821 në Greqi, ishte revolucion i shqiptarëve!

Kulture
ASNJË

ASNJË

Poezi
SHUMË MARRËZI

SHUMË MARRËZI

Poezi
RUBAIRAT

RUBAIRAT

Poezi
Kalo në kategori