LAJMI I FUNDIT:

Pezullimi i punimeve në “Rrugën A”, çfarë thotë vendimi i Gjykatës Komerciale?

Pezullimi i punimeve në “Rrugën A”, çfarë thotë vendimi i Gjykatës Komerciale?

Gjykata Komerciale e Kosovës më 17 tetor 2023, mori vendim për pezullimin e punimeve në “Rrugën A” në Prishtinë. Tenderi për ndërtimin e kësaj rruge iu dha firmës “Sallahu”, pronari i së cilës ishte dënuar për mashtrim.

Në aktvendimin e Gjykatës Komerciale të cilin e ka siguruar Telegrafi shkruan:“Aprovohet si e bazuar kërkesa e paditësit “Pro & CO Gropu”sh.p.k, Shtyhet ekzekutimi i vendimit PSh. Nr. 144/23 i datës 19.04.2023, i nxjerrë nga i padituri Organi Shqyrtues i Prokurimit, derisa Gjykata të vendos me vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me padinë e paditësit”.


Në arsyetimin e marrjes së këtij vendimi Gjykata Komerciale ka theksuar se “Gjykata po ashtu vlerësoi se shtyrja e ekzekutimit të vendimit dhe pezullimi i aktiviteti të prokurimit “Ndërtimi i Rrugës A – Pjesa e Parë”, me numër të prokurimit 616-22-7096-5-1-2, iniciuar nga Autoriteti Kontraktues Komuna e Prishtinës, deri në shqyrtimin e pretendimeve të ngritura për shkeljet e pretenduara procedurale është më se i duhur që të ruhet interesi publik. Kjo ngase Paneli Shqyrtues nuk është marrë fare me pretendimin kryesor të ngritur nga ankuesi që ka të bëjë me shkelje të nenit 65 të LPP-së nga AK, duke shpërblyer me kontratë Operatorin Ekonomik Sallahu Sh.p.k. Drejtori i të cilin është i dënuar për veprën penale Falsifikim I Dokumentit Zyrtar nga neni 398 par.2 të KPRK-së, në mënyrë që ta vlerësoj përshtatshmërinë e OE të zgjedhur, në përputhje me dispozitat imperative ligjore”.

Gjykata tutje ka vlerësuar se shtyrja e ekzekutimit të vendimit nuk do t’i sillte dëm të paditurit apo ndonjë personi të interesuar.

“…sepse përkundër shtyrjes se realizimit të projektit, shtyrja e ekzekutimit të vendimit deri në vlerësimin e ligjshmërisë së procedurës së prokurimit do të jetë edhe në dobi të paditurit – kundër propozuesit, sepse do të evitoj çfarëdo dyshimi për keqpërdorim të fondeve publike nga AK, që potencialisht do të ndikonte negativisht në besimin e publikut ndaj AK”, thuhet në Aktvendim.

Lidhur me këtë, Telegrafi ka dërguar pyetje edhe në Gjykatën Komerciale, për të parë nëse deri më tash ka parashtruar dikush ankesë lidhur me këtë vendim.

“Deri në këto momente nuk kemi pranuar ankesë kundër vendimit”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Komerciale.

Nga Gjykata tutje kanë deklaruar se ende nuk ka vendosur në mënyrë meritore me këtë rast sa i përket padisë, por vetëm për masën e sigurisë.

“Për njoftimin tuaj, gjykata nuk ka mandat ligjor që të veproj tutje lidhur me mos zbatimin e vendimeve gjyqësore, përpos padive apo propozimeve të iniciuara nga palët në procedurë. Për mos zbatimin e vendimeve gjyqësore, kompetente është Prokuroria e Shtetit të Republikës së Kosovës. Gjykata ende nuk ka vendosur në mënyrë meritore me këtë rast sa i përket padisë, por vetëm për masën e sigurisë, andaj përderisa nuk kemi vendim meritor dhe të formës së prerë nuk mund të japim përgjigje në pyetjet e parashtruara, ndërsa një pjesë e pyetjeve Tuaja nuk janë kompetencë e Gjykatës për t’u përgjigjur”, thuhet në përgjigjen e kësaj gjykate për Telegrafin.

Më tej, Gjykata ka theksuar se a rastin do ta trajtoj në kohën e duhur, duke marrë për bazë trajtimin e lëndëve sipas kohës së dorëzimit të padisë dhe prioritetit ligjor, përkatësisht të gjitha lëndët e pranuara në Gjykatë do të vendosen bazuar në te lartshënuarat siç përcaktohet me Strategjinë për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi, Efikasiteti dhe Prioritizimi i lëndëve brenda Sistemit Gjyqësor, po ashtu bazuar edhe respektimin e nenin 6 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut në raport me të gjitha palët.

Ndërprerja e punimeve në "Rrugën A", reagimet e pozitës, opozitës dhe Gjykatës Komerciale
Lexo po ashtu Ndërprerja e punimeve në "Rrugën A", reagimet e pozitës, opozitës dhe Gjykatës Komerciale

Për pezullimin e punimeve në këtë rrugë, kishte reaguar edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Rama, ka thënë se vendimi është i bazuar plotësisht në interesa politike dhe të grupeve të interesit.

Kjo pasi siç ka deklaruar ai, vendimi është marrë nga motra e deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, gjyqtarja Vlora Pacolli.

“Megjithëse nuk jam i prirur që të komentoj vendimet e gjyqësorit, në rastin konkret, nuk ka asnjë logjikë të vendoset masë e përkohshme në kundërshtim me interesin publik dhe ndaj një projekti që ndërlidhet edhe me mbrojtjen e jetës e shëndetit të mijëra qytetarëve të lagjes ‘Mati’, ‘Kalabria’ dhe ‘Prishtina e Re’, të cilët me vite të tëra po vuajnë nga kundërmimi për shkak të mungesës së kolektorit”.

“Andaj, shpresoj se Dhomat e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale nuk do të lejojnë cenimin e interesit publik për interesa të ngushta dhe inate politike”, kishte shkruar Rama në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Drejtësi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori