eksperti ad

LSDM sot përmes një konference për media tha se në rrjetet sociale ka shumë postime me urrejtje ndaj tyre, partisë dhe zyrtarëve të tyre.

Për këtë Sllavjanka Petrovska fajësoi anëtarët e OBRM-PDDUKM.


“Atyre iu desh shumë pak për të vazhduar aty ku e lamë në vitin 2016 - Pas raundit të parë të zgjedhjeve, anëtarët dhe aktivistët e OBRM-PDUKM-së vazhduan të kërcënojnë me dhunë qytetarët që nuk janë pjesë e kësaj partie", deklaroi Petrovska.

Petrovska publikoi disa foto ku, sipas saj, janë kërcënime nga anëtarët e OBRM-PDUKM-së i dërgojnë publikisht dhe të cilat qytetarët i dëshmojnë çdo ditë në rrjetet sociale.

"Qytetarët dëshmojnë se në komunat ku fituan kandidatët e OBRM-PDUKM-së, ata filluan të bëjnë lista të njerëzve që janë anëtarë ose përkrahës të LSDM-së, me njoftime për ndonjë hakmarrje të pretenduar" , tha Petrovska.