LAJMI I FUNDIT:

Petrovska: Buxheti i mbrojtjes është në rritje të vazhdueshme

Petrovska: Buxheti i mbrojtjes është në rritje të vazhdueshme

Zhvillimi i teknologjisë dhe ngritja e sfidave të sigurisë jokonvencionale kërkon që shtetet të rrisin investimet në mbrojtje dhe sigurinë e qytetarëve të tyre, theksoi ministrja e mbrojtjes Sllavjanka Petrovska.

“Angazhimi i të gjitha vendeve anëtare është 2 për qind, sipas zotimeve të mëparshme, maksimumi që duhet të arrijë çdo anëtar deri në vitin 2024, tani do të jetë kufiri i poshtëm që do të duhet të arrijë secili vend”, tha ministrja Petrovska në emisionin “Trilling” në TV 24 duke folur për përfundimet e Samitit të NATO-s në Vilnius.


Petrovska theksoi se buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes është në rritje të vazhdueshme dhe këtë vit është 1,85 për qind e BPV-së, gjegjësisht 274 milionë euro, duke shtuar se bëhet fjalë për mjete të mjaftueshme për realizimin e projekteve të filluara dhe të reja për modernizim të Armatës.

“Është e sigurt që vitin e ardhshëm do të arrijmë minimumin 2 për qind të BPV-së për mbrojtjen. Ajo që është e rëndësishme është mënyra se si ne i shpenzojmë ato fonde. Në Aleancën e NATO-s, respektohet parimi se së paku 20 për qind e buxhetit të mbrojtjes duhet të caktohet për modernizim dhe pajisje dhe Republika e Maqedonisë së Veriut e bën këtë. Vitin e kaluar ishte 30 për qind, për këtë vit janë planifikuar 33 për qind nga buxheti”, tha Petrovska, njofton shërbimi për shtyp i Ministrisë së Mbrojtjes.

Lidhur me poligonin Krivolak, ministrja Petrovska theksoi se si shtet duhet të jemi krenarë që kemi një kapacitet të tillë.

“Poligoni Krivollak po rritet në një kapacitet serioz kombëtar, por edhe në një kapacitet të Aleancës së NATO-s. Gjithnjë e më shpesh, shumë nga aleatët tanë kërkojnë që në Krivollak ta realizojnë stërvitje, ndërsa shumë shpesh ne e përdorim edhe për stërvitje multinacionale”, theksoi Petrovska. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Politikë
Kalo në kategori