LAJMI I FUNDIT:

Petrit Çollaku emërohet drejtori i ri i AGK-së

Petrit Çollaku emërohet drejtori i ri i AGK-së

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka emëruar Petrit Çollakun – drejtor ekzekutiv të AGK-së.

“Emërimi i z. Çollaku në detyrën e re është bërë me unanimitet të plotë nga Bordi i AGK-së, bazuar në nenin 7 paragrafi 2 nënparagrafi 11 të Statutit të AGK-së.


Ai prej dy vitesh ka mbajtur pozitën e hulumtuesit të lartë në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës. Çollaku ka kryer detyrën e hulumuesit me përgjegjësi të lartë si dhe ka treguar përkushtim në punë. Ai ka luajtur rol të rëndësishëm në rritjen dhe konsolidimin e organizatës dhe përfaqësimin e saj”, thuhet në njoftimin për media.

Petrit Çollaku prej shumë vitesh ka punuar gazetar në Kosovë.