LAJMI I FUNDIT:

Petreski: Jam i pafajshëm, gjyqësori ka standarde të dyfishta

Petreski: Jam i pafajshëm, gjyqësori ka standarde të dyfishta

Lajmërim spektakolar i aksionit policor “Ngjala”, në të cilën u arrestuan 15 persona, e plotësuar me akuzat kundër dy personave, ish-kryetarit të komunës së Ohrit Aleksandar Petreski dhe këshilltarit të tij komunal. Dy vjet pasi u publikua hetimi, Prokuroria për krim të organizuar, ka ngritur akuzë kundër Petreskit për keqpërdorim të pushtetit dhe mitëmarrje, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Petreskit për dy vjet i është konfiskuar pasaporta si masë paraprake, pasi paraprakisht ka kaluar pesë muaj në paraburgim. Në një bisedë telefonike për 24Vesti ai tha se, dyshon nëse do të ketë një proces gjykimi. Ai akuzon se bëhet fjalë për standarde të dyfishta në gjyqësor.


‘Unë e di se jam i pafajshëm dhe se nuk ka asnjë bazë për ndonjë vepër penale. Unë edhe sot kam pasoja, shëndeti im është përkeqësuar tërësisht, edhe sot e kësaj dite unë jam nën përkujdesje të mjekëve, nuk mund të qëndrojë në këmbë, kam pasur një sulm në zemër, ndezje të mushkërive, kam trombozë të thellë të këmbës. Dhe unë nuk mund të qëndroj në paraburgim, dhe të gjithë të tjerët të shëtisin lirshëm pa ndonjë masë. E pra ky është gjyqësori ynë’, tha Petrski për 24Vesti. /Telegrafi/

Padi penale ndaj ish-kryetarit të komunës së Ohrit për rastin “Ngjala”
Lexo po ashtu Padi penale ndaj ish-kryetarit të komunës së Ohrit për rastin “Ngjala”