LAJMI I FUNDIT:

Petkovski: I’a lëmë LSDM-së të vendos për Listën e deputetëve

Petkovski: I’a lëmë LSDM-së të vendos për Listën e deputetëve

Për PRSD më e rëndësishme është imazhi dhe nuk kemi qëllim të shtyhemi me LSDM së pari, dy ose tre vende të deputetëve, tha lideri i partisë së PRSD-së, Tito Petkovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Fotografia e madhe është kjo fatkeqësi prej qeverisë të largohet nga Maqedoni dhe si parti do të japim maksimumin në kuadër të mundësive tona. I japim mundësinë LSDM të bëjë Listat e deputetëve që do të jenë konkurrente, që do të përbëhet prej njerëzve pa hipoteka me prapavijë morale dhe njerëzore që nuk do të shënojnë gabime dhe që do të mendojnë me kokën e tyre’, ka thënë Petkovski ndër të tjerash.


Ditëve të fundit po rrjedhin takime me partnerët e koalicionit rreth listave, ku në vijim do të prezantohen edhe emrat e deputetëve në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme. /Telegrafi/