LAJMI I FUNDIT:

Peticioni i nisur nga DUA.com për njohjen e Kosovës në Google ka mbledhur mbi 11 mijë nënshkrime

Peticioni i nisur nga DUA.com për njohjen e Kosovës në Google ka mbledhur mbi 11 mijë nënshkrime

Peticioni për njohjen e Kosovës në platformën Google i nisur nga DUA.com ka arritur mbi 11 mijë nënshkrime deri më tani, ka njoftuar platforma kosovare.

“Falë mbështetjes së palodhshme të shumë njerëzve dhe mediave, ky peticion ka arritur të jetë një ndër peticionet me rritjen më të madhe në rajon”, deklaroi platforma DUA.


Peticioni për njohjen e Kosovës në platformat e Google është nisur rreth dy javë më parë, për ta nënshkruar klikoni këtu.

“Mbledhja e më shumë se 11 mijë nënshkrimeve brenda një kohe kaq të shkurtër e ka treguar edhe njëherë se sa të bashkuar dinë të jenë shqiptarët rreth një çështjeje të përbashkët”, tha nismëtari i peticionit, Eduard Luta.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njohur pavarësinë e Kosovës prej vitit 2008, por jo dhe korporatat e mëdha të këtij shteti.

Aplikacioni "DUA" i bën thirrje kompanisë Google për ta njohur Kosovën, nis peticioni në internet
Lexo po ashtu Aplikacioni "DUA" i bën thirrje kompanisë Google për ta njohur Kosovën, nis peticioni në internet

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 15 vjet nga njohja e pavarësisë, Kosova, megjithëse ka përqindjen më të madhe të përdorimit të internetit në Evropë (96.6%), vazhdon të jetë vendi i vetëm në Evropë pa qasje të plotë në platforma globale. /Telegrafi/