LAJMI I FUNDIT:

​Peticioni në veri, Radoniqi: KQZ po punon intensivisht për verifikimin e nënshkrimeve të mbledhura

​Peticioni në veri, Radoniqi: KQZ po punon intensivisht për verifikimin e nënshkrimeve të mbledhura

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka deklaruar se janë duke u angazhuar intensivisht për verifikimin e nënshkrimeve të mbledhura në peticionin e organizuar në komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok.

Ai gjatë një takimi me shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka thënë se pas verifikimit, KQZ-ja do të informojë të gjitha palët, përfshirë ministrinë, kryesuesit e kuvendeve komunale, kryetarët e komunave, grupet nismëtare, por edhe qytetarët dhe mediat.


“Në takim u bisedua mbi angazhimin aktual të KQZ-së për harmonizimin e akteve nënligjore, me theks të veçantë rregulloreve zgjedhore me Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, por edhe ndihmën e OSBE-së për KQZ-në në përgatitjen e softuerit, i cili do të shërbejë për një numër të madh të operacioneve zgjedhore”, thuhet në komunikatën për media të KQZ-së.

Qytetarët në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq kanë nënshkruar në janar 2024 peticione për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave, të cilët u zgjodhën në këtë detyrë pas zgjedhjeve në prill 2023.

Në komunën e Mitrovicës së Veriut, peticionin është dashur ta nënshkruajnë së paku 3.640 votues me të drejtë vote, në Leposaviq 2.689 votues, në Zveçan 1.411 votues dhe në Zubin Potok 1.347 votues, shifra që përbëjnë 20 për qind të numrit të përgjithshëm të votuesve në këto komuna.

Nëse KQZ-ja konfirmon se nënshkrimet e mbledhura janë të përshtatshme dhe i verifikon ato, organizohet votimi për shkarkimin e kryetarit, i cili duhet të mbahet brenda 45 ditëve. Që ky votim të jetë i suksesshëm, kërkohet 50 për qind plus një votë e qytetarëve me të drejtë vote.

Pas kësaj, rezultati i dërgohet presidentes Vjosa Osmani, e cila ka një afat ligjor prej 30-45 ditë për të shpallur zgjedhje të parakohshme.

Osmani ka thënë se zgjedhjet e reja në komunat me shumicë serbe në veri duhet të mbahen pa humbur kohë dhe në përputhje me ligjet e vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori