LAJMI I FUNDIT:

Peticion për lejimin e pirjes së lëngut ‘eliksir’ nga sarkofagu misterioz i vjetër mbi 2,000 vjet (Foto)

Peticion për lejimin e pirjes së lëngut ‘eliksir’ nga sarkofagu misterioz i vjetër mbi 2,000 vjet (Foto)

Peticioni që lejon pirjen e lëngut brenda një sarkofagu misterioz që është gjetur në Egjipt, deri më tani ka mbledhur më se 11 mijë nënshkrime.

Prej se është hapur arkivoli nga graniti dhe në të cilin u gjetën tre trupa në një lëng të turbullt, ka pasur spekulime se ky mund të jetë një eliksir për jetëgjatësi, transmeton Telegrafi.


Meqenëse Ministria e Antikiteteve e ka hedhur poshtë një pretendim të tillë dhe nuk la lejuar të përdoret likuidi, ka pasur shumë kërkesa nga vullnetarët, që donin ta pinin dhe të mbanin vet përgjegjësitë.

“Është vetëm mbetje e trupave të dekompozuar, që nuk kanë kaluar në ndonjë proces të balsamimit. Pirja e këtij lëngu, nuk është e rekomandueshme” kanë thënë ekspertët e shëndetësisë.

Meqenëse nënshkrimet po vazhdojnë, nuk dihet nëse do të jepet mundësia dikujt të pi lëngun, nga sarkofagu i vjetër më se 2,000 vjet.

Prej se është gjetur në Aleksandri, ka pasur spekulime se në të ndodhet trupi i Aleksandrit të Madh. Më vonë është thënë se brenda është ndonjë mallkim, para se të hapet dhe të zbulohet se janë tre trupa meshkujsh, që besohet të ishin ushtarë të zakonshëm.

“Po del se është një mister më i madh, se që kemi paraparë” ka thënë grupi i egjiptologëve, që po e hulumtojnë gjetjen. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Interesante
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Fakte interesante për Australinë (Foto)

Fakte interesante për Australinë (Foto)

Interesante
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Kalo në kategori