Pete Davidson po planifikon të shkojë në hapësirë.

Ylli i “Saturday Night Live” është në bisedime me Jeff Bezos për t’iu bashkuar një prej fluturimeve të tij të ardhshme hapësinore me Blue Origin, tha një burim me për CNN.

Ky burim tha se ideja lindi kur Davidson dhe e dashura e tij, Kim Kardashian, iu bashkuan Bezos për darkë në shtëpinë e themeluesit të Amazon në Los Angeles në janar.

Fluturimi i mundshëm i Davidson në hapësirë, i raportuar fillimisht nga New York Post, nuk është finalizuar, por burimi tha një njoftim për këtë ka të ngjarë të ndodhë në javët e ardhshme.

Nëse Davidson fluturon në hapësirë, ai do të ndjekë gjurmët e të famshmëve si Michael Strahan dhe William Shatner, të cilët kanë marrë pjesë në një mision me “Blue Origin”.

Foto: Getty Images

Fluturimet e Blue Origin arrijnë më shumë se 62 milje mbi tokë, e cila konsiderohet gjerësisht si skaji i hapësirës së jashtme.

Bezos shpreson se këto fluturime do të ndihmojnë në fillimin e një epoke të re të turizmit hapësinor. /Telegrafi/

Foto: Getty Images