LAJMI I FUNDIT:

PETA thërret për grevë seksuale ndaj burrave mishngrënës ‘për ta shpëtuar botën’

PETA thërret për grevë seksuale ndaj burrave mishngrënës ‘për ta shpëtuar botën’

Gratë duhet të vendosin një “ndalim seksual” për burrat që hanë mish, për shkak se ata janë të përgjegjshëm për më shumë emetime të gazrave serrë, deklaruan nga një organizatë për të drejtat e kafshëve gjatë së mërkurës.

Thirrja për grevë seksuale ndaj burrave mishngrënës ka shkaktuar zemërim në Gjermani, vend i cili njihet për dashurinë ndaj salsiçeve.


Gratë duhet “që të futen në grevë seksuale për ta shpëtuar botën”, thanë nga PETA, përpara thirrjeve për ndalim të dhomës së gjumit “për të gjithë burrat që hanë mish”, raporton The Telegraph, transmeton Telegrafi.

Dega e PETA në Gjermani vuri në dukje kërkimin e bërë vitin e kaluar nga Plos One, një gazetë shkencore, ku shkruhej se burrat shkaktonin 41 për qind më shumë se gratë për shkak se ata hanë më shumë mish.

PETA deklaroi se një “mashkullinë toksike” e tillë kërkonte dëlirësinë e detyrueshme dhe madje ndalimin e të pasurit fëmijë. Çdo fëmijë që nuk lindte do të kursente 58.6 ton CO2 në vit, thuhej ndër të tjera.

“Ne i njohim të gjithë ata, baballarët e periferive me shishe të birrave dhe masha të skarës duke rrotulluar salsiçe të 70 centëve në skarat e tyre 700 euroshe”, bëri të ditur Daniel Cox nga PETA Germany, teksa ai i akuzoi baballarët se ata e dëshmojnë burrërinë përmes konsumit të dukshëm të mishit.

“Kungullesha e njomë e shtuar nga mysafirët shikohet me dyshim dhe tolerohet vetëm me ngurrim,” tha ai, përpara se t’u thoshte burrave gjermanë të bëheshin veganë për t’u siguruar që fëmijët e tyre të kishin një planet që ia vlente të jetonin. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Interesante
Intervistoi 90 persona për 55 orë - gruaja nga Nigeria shënon rekord botëror

Intervistoi 90 persona për 55 orë - gruaja nga Nigeria shënon rekord botëror

Interesante
Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Interesante
Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Interesante
Çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr njerëz që kanë vdekur?

Çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr njerëz që kanë vdekur?

Interesante
Kalo në kategori