LAJMI I FUNDIT:

Peshorja – Horoskopi për vitin 2019. Çfarë ju sjell viti i ardhshëm në punë, shëndet, dashuri…

Peshorja – Horoskopi për vitin 2019. Çfarë ju sjell viti i ardhshëm në punë, shëndet, dashuri…

Lexoni se çfarë mund të prisni në vitin 2019 në punë, shëndet, dashuri dhe cilat janë ato këshilla të cilat mund të ndihmojnë në marrjen e vendimeve të rëndësishme!

Telegrafi hollësisht zbulon se çka ju pret në vitin e ardhshëm.


Puna:

Viti 2019 ju sjell vështirësi në negociata rreth projekteve të reja për shkak të kuadratit të Jupiterit me Neptunin. Do të përballeni me mjaft paqartësi, posaçërisht në pjesën financiare, gjë që do t’ju çojë deri në ndërprerjen dhe prolongimin e negociatave për ndonjë periudhë tjetër. Kjo do t’ju ngadalësojë në realizimin e planeve të rëndësishme.

Kushtoni më shumë kujdes qarkullimit të pagesave dhe financave, sepse në atë fushë mund të keni shqetësime, të cilat mund t’ju shkaktojnë pengesa.

Do të keni sukses në forma të ndryshme të shërbimeve afariste, posaçërisht në shërbimet e konsaltingut dhe ndërmjetësimit.

Gjatë marsit do të përmirësoni qarkullimin e pagesave dhe do të shtoni saldon në llogarinë tuaj, në saje të një pune të madhe të cilën do ta përfundoni me kohë. Sukses do të arrini nëse merreni me ndërtimtari, industri dhe tregti me resurse energjetike.

Maji do t’ju jetë i volitshëm për fillimin e projekteve të reja. Së paku filloni një shans që mund t’u sjellë përparim në karrierë dhe shtimi i fitimit do t’ju vijë pa pritur. Do të realizoni fitime të jashtëzakonshme.

Deri në fund të qershorit do të ndieni presione të shtuara nga ana e personave përgjegjës dhe do të ndieni tendosje.

Pjesa e dytë e vitit do t’ju sjellë sfida të reja të cilat do të jeni të gatshëm t’i prisni. Do të keni ndjenjë të mirë për aksione fitimprurëse financiare dhe investime, mirëpo shmangni rreziqet e tepruara në atë fushë.

Nga pjesa e dytë e gushtit deri në fund të shtatorit do të ndieni lodhje të shtuar, prandaj këtë periudhë do të mund ta përdorni për pushim.

Gjatë tetorit do të arrini të mblidhni mjete të nevojshme për vazhdim të obligimeve prioritare, posaçërisht të një projekti të madh afatgjatë. Suksesi ju pret nëpërmjet fushave të komunikimeve, tregtisë, arsimit dhe qarkullimit të parave.

Deri në fund të nëntorit do të arrini të kontraktoni një punë e cila do t’ju sjellë fitime të mëdha në të ardhmen. Deri në fund të vitit me sukses do ta përfundoni një projekt të cilin është dashur ta kryeni më herët.

Peshoret e papunësuara do të kenë mundësi të fillojnë biznesin vetjak, për çka do të marrin përkrahje dhe subvencione. Mundësia e gjetjes së një pune të re do të jetë e hapur gjatë majit, gushtit dhe nëntorit.

Shëndeti:

Tremujori i parë i vitit ju sjell shëndet të ndjeshëm dhe të ndryshueshëm. Vështirësitë do të prishin ekuilibrin, do t’ju sjellin punë të vështirë të gjëndrës tiroide dhe kjo mund të çojë deri në mbajtjen e ujit në organizëm dhe shtimin e peshës trupore. Do të keni nevojë të ndryshoni ushqimin.

Nga mesi i vitit imuniteti do t’ju rritet. Gjatë periudhës së vjeshtës do të keni të ndjeshëm traktin urinar.

Është e nevojshme që në ushqim të përfshini më shumë vitamina dhe proteina. Do të keni nevojë për marrje të shtuar të magnezit, kalciumit dhe vitaminave E dhe B. Zvogëloni konsumimin e ushqimit të shpejtë.

Dashuria:

Nëse jeni në lidhje: Fillimi i vitit ju sjell afsh të shtuar dhe do të sjellë më shumë dinamikë në lidhjen tuaj falë Marsit i cili do të kalojë nëpër shenjën tuaj.

Jini të kujdesshëm sepse nga ana tjetër do të jeni të prirë të merrni qëndrime kokëforta dhe nuk do të dini t’u përshtateni nevojave të partnerit, gjë që do t’ju sjellë mospajtime kalimtare, por edhe serioze. Kultivoni besimin reciprok.

Mesi i vitit ju është i përshtatshëm për udhëtime të përbashkëta, argëtime dhe realizime të qëllimeve të përbashkëta. Partneri juaj dhe ju do të jeni të plotësuar me ndjenja të bukura të cilat do t’ia ofroni njëri-tjetrit. Do të realizoni një dëshirë të madhe të përbashkët.

Gjatë tetorit partneri juaj do të bindet që ju i jeni personi më i rëndësishëm në jetë. Ju do t’i ofroni përkrahje aty ku do të jetë e nevojshme.

Nëse jeni të lirë: Do të gjurmoni për dikë i cili di të jetë i ndjeshëm, të vërejë se si ndiheni, t’ju ofrojë përkrahje dhe njëkohësisht të jetë mendjehollë, komunikues, dhe për disa gjëra të jetë më lart se të tjerët. Miqtë tuaj të afërm do t’ju thonë që po kërkoni shumë.

Ju do të jeni këmbëngulës në gjurmimin tuaj dhe kështu nga mesi i pranverës do të njihni dikë i cili përafërsisht do t’u përshtatet kritereve tuaja. Pastaj do të jetë radha juaj që t’i tregoni cilësitë tuaja.

Lidhjen do ta filloni midis korrikut dhe shtatorit. Peshoret e vjetra do të jenë të prira të dashurohen dhe të idealizojnë personin me të cilin do të dashurohen. Kjo pashmangshëm do t’u sjellë disa zhgënjime gjatë vitit.

Në periudhën e verës një njohje ka shanse të mëdha që t’ju sjellë lidhje emocionale. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Udhërrëfyes për seks oral: Çfarë duan femrat në të vërtetë

Udhërrëfyes për seks oral: Çfarë duan femrat në të vërtetë

Intimitet dhe Pasion
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori