LAJMI I FUNDIT:

Pesë vende evropiane do të zgjasin ndalimin e eksportit të grurit të Ukrainës

Pesë vende evropiane do të zgjasin ndalimin e eksportit të grurit të Ukrainës

Pesë vende të Bashkimit Evropian do të zgjasin ndalimin e importit të grurit ukrainas për të mbrojtur interesat e fermerëve të tyre, kanë njoftuar ministrat e tyre të bujqësisë.

Polonia, Sllovakia, Hungaria, Rumania dhe Bullgaria nënshkruan deklaratën e përbashkët përpara diskutimeve të planifikuara në Bruksel, të cilat do të fillojnë javën e ardhshme.


Por, vendet kanë rënë dakord që importet e grurit ende mund të lëvizin përmes rrugëve, hekurudhave dhe lumenjve drejt destinacioneve të tjera, raporton skynews.

“Ky koalicion nuk është kundër askujt, as kundër Ukrainës apo BE-së, është në interes të fermerëve tanë”, tha ministri i Polonisë, Robert Telus.

Vendimi erdhi pasi përfundoi marrëveshja e drithit të Detit të Zi, e cila lejoi eksportin e grurit ukrainas nga portet e bllokuara.

Pesë ministrat thanë se drithi ukrainas kishte ngecur në vendet e tyre përpara marrëveshjes, duke pushtuar tregjet e tyre dhe ulur çmimet e prodhimeve të tyre bujqësore. /Telegrafi/