LAJMI I FUNDIT:

Pesë ushtrimet që çdo grua mbi moshën 40 vjeçare duhet t’i bëjë

Pesë ushtrimet që çdo grua mbi moshën 40 vjeçare duhet t’i bëjë

Me vitet që kalojnë, trupat tonë dobësohen, forca e muskujve zvogëlohet dhe eshtrat e humbasin densitetin, prandaj është e rëndësishme të ushtroni për t’i forcuar ata.

Femrat mbi moshën 40 vjeçare përfitojnë shumë nga ushtrimet e rregullta fizike, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, komponenti kyç te ushtrimet është forma e duhur, e cila e parandalon stresin mbi pjesët e caktuara të trupit, por gjithashtu i parandalon edhe lëndimet në tendose, muskuj dhe nyej.

Ushtrimet e forcës e shtojnë densitetin e eshtrave te femrat mbi moshën 40 vjeçare, gjë e cila ka shumë rëndësi sepse, pas menopauzës, nivelet e estrogjenit bien.

Më poshtë i keni disa ushtrime të forcës të cilat çdo grua mbi moshën 40 vjeçare mund t’i bëjë nga rehatia e shtëpisë, e të cilat janë të mahnitshme për shëndetin kardiovaskular, për eshtrat, për parandalimin e diabetit, por edhe për shëndetin e përgjithshëm.

Ushtrimet squat

Ushtrimet lunges

Ngritjet e këmbëve

Ushtrimi plank

Ushtrimi “Burpee”