LAJMI I FUNDIT:

Pesë të plagosur rëndë në Luiziana – incidenti i tretë me të shtëna brenda 24 orëve në SHBA

Pesë të plagosur rëndë në Luiziana – incidenti i tretë me të shtëna brenda 24 orëve në SHBA

Pesë persona u shtruan në spital pasi u qëlluan dhe u plagosën në mënyrë kritike me armë zjarri në një dyqan pijesh alkoolike në Shreveport, Luiziana.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, me detaje ende të pakta disa orë pas të shtënave, autoritetet përshkruan lëndimet si kërcënuese për jetën, me policinë në kërkim të një makine të bardhë Ford.


Incidenti ishte i treti me të shtëna të shumëfishta i raportuar brenda 24 orëve në Shtetet e Bashkuara, tashmë në prag të një rritje të shtënave në javët e fundit.

Një person i armatosur vrau tetë punëtorë dhe veten e tij në një qendër të FedEx në Indianapolis të enjten mbrëma, me të paktën shtatë raste me të shtëna masive vdekjeprurëse në Shtetet e Bashkuara gjatë muajit të kaluar.

Siç shkruajnë mediat, në incidentin e së dielës në Shreveport, katër persona ishin jashtë dyqanit, në Hearne Avenue, ndërsa një person ishte brenda në dyqan kur ndodhën të shtënat, sipas raportit të KLSA.

Njësi të shumta policie u dërguan në vendin e ngjarjes, ngjarje që ndodhi rreth orës 21:00. me kohën lokale të dielën. /Telegrafi/