Pesë shenja paralajmëruese që tregojnë se zemra juaj nuk po punon siç duhet
Të dyja gjinitë janë të prekura nga sëmundjet e zemrës për shkak të arsyeve të ndryshme që lidhen me një mënyrë jetese të caktuar.
Megjithatë, ka shumë shenja dhe paralajmërime që na informojnë për problemet e zemrës dhe ju duhet të jeni më të vëmendshëm.
Bright Side ka mbledhur 5 sinjale shumë të zakonshme që lidhjen me sëmundjet e zemrës. Bëni mirë të mos i neglizhoni:
Dhimbje që përhapet në krah
Shumë meshkuj përjetojnë dhimbje në krahun e majtë, ndërsa gratë përjetojnë të njëjtën dhimbje në të dy krahët. Disa gra kanë thënë gjithashtu se përjetuan një dhimbje të pazakontë në bërryl para se të kishin një atak në zemër. Kjo ndodh për shkak se dhimbja nga zemra juaj shkon në palcën kurrizore ku shumë nerva të trupit tuaj janë të lidhura dhe truri hutohet dhe mendon se keni dhimbje në krah, kur në të vërtetë nuk ndodh kështu.
Kollitja
Kollitja mund të vijë nga çështje të ndryshme dhe mund të jetë gjithashtu shenjë e sëmundjeve kardiovaskulare. Kollitja e vazhdueshme që prodhon një lëng të kuqërremtë që përmban gjak është shumë e zakonshme kur keni probleme me zemrën.
Nivele ekstreme dhe të pazakonta të ankthit
Disa studime kanë treguar se njerëzit që vuajnë nga ankthi ekstrem në moshë të re në jetën e tyre, janë të prirur të vuajnë nga sëmundjet e zemrës. Ankthi mund të shkaktohet nga mënyra jetese shumë stresuese ose çrregullime të ndryshme. Disa nga efektet e ankthit në zemrën tuaj përfshijnë tahikardinë, presionin e lartë të gjakut dhe uljen e ritmit të zemrës.
Këmbët e fryra
Kur zemra juaj nuk po pompon mirë, lëngu nga enët e gjakut rrjedh në indet rreth këmbëve dhe ato vuajnë shumë për shkak të gravitetit. Kjo quhet edemë periferike dhe shumë njerëz që e kanë atë nuk kanë sëmundje të zemrës. Por gjithsesi, kjo është një simptomë shumë e zakonshme në mesin e pacientëve të sëmurë me zemër dhe ju duhet t’i kushtoni vëmendje.
Mungesa e oreksit dhe ndjenja e përzierjes
Shumë pacientë që vuajnë nga sëmundjet e zemrës tregojnë një mungesë oreksi dhe kanë të përziera, edhe nëse kanë ngrënë shumë pak. Arsyeja për këtë është rritja e lëngjeve rreth mëlçisë dhe zorrët që ndërhyjnë për tretje. Këto simptoma zakonisht ndiqen nga dhimbja abdominale dhe nëse i përjetoni të gjithë së bashku, duhet të vizitoni menjëherë mjekun tuaj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Cilat vitamina mungojnë nëse ju bien flokët, ju mpihen duart apo keni ngërçe në stomak – çfarë duhet patjetër të hani
Ky është efekti surprizë që ka televizori te cilësia e gjumit dhe hormonet tuaja
Kujdes: Nëse i vëreni këto ndryshme në thonj, mund të jeni në rrezik!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre