LAJMI I FUNDIT:

Pesë prioritetet e pronarëve të rinj të Milanit (Foto)

Pesë prioritetet e pronarëve të rinj të Milanit (Foto)

Tashmë është zyrtare dhe drejtimin e Milanit e ka marrë Yonghong Li me kompaninë Rossoneri Sport Investment.

Silvio Berlusconi shiti kubin pas 31 viteve qëndrim ku fitoi 29 trofe përfshirë edhe pesë Liga te Kampionëve.


Megjithatë trofeu i fundit i fituar është titulli i Serie A në vitin 2011.

Pronarët e rinj kanë shumë punë dhe më poshtë mund t’i gjeni pesë prioritetet e tyre. /Telegrafi/

Rinovimi i kontratës me Gianluigi Donnarumman  

Presidenca e re duhet t’i ofrojë kontratë afatgjate portierit të talentuar italian Gigio Donnarumma.

Të qartësohet e ardhmja e Vincenzo Montellas  

Ende nuk dihet si cila do të jetë e ardhmja e tajeri Montella.

Kryesia e re duhet të vendos se a do të vazhdojë me të, apo do të ketë ndryshime.

Investimet në skuadër

Berlusconi në vitet e fundit i kishte ndalur investimet.  Dy lojtarët e fundit të ofruar janë Gianluca Lapadula dhe Gerard Deulofeu.

Stadiumi

Milani duhet të vendos se a dëshiron të qëndrojë në San Siro, apo të fillojë planet për stadiumin e ri.

Edhe Interi dëshiron ta mësoj këtë gjë.

Transparenca

Pronarët e rinj duhet të jenë transparent me tifozët duke i futur edhe ata në politikat e klubit.