LAJMI I FUNDIT:

Pesë persona ishin në nëndetësen që është zhdukur që ishte nisur për të vizituar rrënojat e Titanikut

Pesë persona ishin në nëndetësen që është zhdukur që ishte nisur për të vizituar rrënojat e Titanikut

Pasi nëndetësja që po transportonte turistët në turin drejt Titanikut u zhduk në Oqeanin Atlantik, pesë persona që supozohej se ishin në nëndetëse tani janë të zhdukur.

Gjegjësisht, është bërë e ditur se Roja Bregdetare Amerikane është në kërkim të pesë personave në një nëndetëse të zhdukur pranë rrënojave të Titanikut, dhe roja bregdetare ka arritur të bëjë telefonatën e parë në lidhje me nëndetësen e zhdukur dhe të bëjë të ditur informacionin e parë, transmeton Telegrafi.


“Për momentin, ne jemi duke kërkuar për pesë persona të zhdukur”, tha Samantha Corcoran, togere në Rojet Bregdetare, raporton CNN.

Nëndetësja që transportonte turistë në një turne në rrënojat e Titanikut, është zhdukur në Oqeanin Atlantik
Lexo po ashtu Nëndetësja që transportonte turistë në një turne në rrënojat e Titanikut, është zhdukur në Oqeanin Atlantik

Sipas një versioni të arkivuar të faqes në internet të mbajtur nga OceanGate Expeditions – i disponueshëm përmes Arkivit të Internetit Wayback Machine – thotë se nëndetësja mund të strehojë deri në pesë persona: një pilot, një udhërrëfyes dhe tre turistë.

Togerja Corcoran tha gjithashtu se dy aeroplanë dhe një anije janë aktualisht në kërkim të nëndetëses.

Njëri aeroplan është C-130 i Gardës Bregdetare dhe tjetri është një aeroplan P-8 Poseidon nga RCC Halifax, i cili është i aftë të kërkojë dhe zbulojë nëndetëse nën ujë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori