LAJMI I FUNDIT:

Pesë pacientë vdesin çdo minutë nga pakujdesitë e doktorëve

Pesë pacientë vdesin çdo minutë nga pakujdesitë e doktorëve

Çdo vit, 2.6 milionë njerëz vdesin në shtetet me të ardhura të mesme dhe të ulëta për shkak të pakujdesive gjatë kujdesit shëndetësor, sipas një raporti të ri nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Agjencia shëndetësore është duke shpresuar rritë vetëdijesimin për këtë çështje duke lansuar një kampanjë solidarizuese me pacientët në Ditën Botërore të Sigurisë së Pacientit, me 17 shtator, transmeton Telegrafi.


“Askush nuk duhet të dëmtohet gjatë kujdesit shëndetësor. Dhe, pavarësisht kësaj, në botë të paktën 5 pacientë vdesin çdo minutë për shkak të pakujdesive”, ka deklaruar Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor gjeneral i OBSH-së.

Sipas ekspertëve, gabimet më të zakonshme ndodhin në diagnozë, përshkrim dhe përdormi të medikamenteve.

Vetëm kostoja e përshkrimit të medikamenteve të gabuara e kap shifrën prej 42 miliardëve dollarë në vit.

Në anën tjetër edhe procedurat e pasigurta kirurgjike rezultojnë në 1 milion vdekje gjatë ose menjëherë pas ndërhyrjeve çdo vit.

Organizata e thekson se kjo është e papranueshme dhe kërkon veprim të menjëhershëm nga të gjitha shtetet për ta zvogëluar këtë shifër. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori