Edhe nëse nuk punon për një kompani që ofron tavolina, apo letra murale, ju mund ta bëni ditën më të larmishme me disa sekrete dizajni. Produktiviteti mund të zbresë edhe në zyrën tënde.
“Zyrat e mrekullueshme nga ato të zakonta i diferencon masa në të cilën plotësohen nevojat bazike emocionale të punonjësve,” thotë psikologu Dr.Ron Friedman, autor i librit “Vendi më i mirë për të punuar: Arti dhe Shkenca e krijimit të një vendi pune të pazakontë”.
Këtu janë pesë ndryshime të vogla që do bënin punë.
Rregullo temperaturën
Në qoftë se zyra është shumë e ngrohtë ose shumë e freskët, do ndikojë te përqendrimi, sidomos pasdite. Mes orës 13.00 dhe 16.00, temperatura e trupit bie natyralisht pak, për shkak të ritimit të brendshëm, që do të thotë që një zyrë e ftohtë do duket edhe më e ftohtë, duke ndikuar performancën.
Një studim në Universitetin e Cornell-it ka zbuluar që gabimet në shtypshkrim binin kur termostati ishte i vendosur në 21 gradë Celcius ose më sipër.
Mos përziej ushtrimet me punën
Qëndrimi ulur për orë të tëra çdo ditë mund të jetë i dëmshëm për shëndetin, por para sesa të ndryshoni karrigen, mendohuni: Një studim ka gjetur që kryerja e aktiviteti fizik gjatë punës, si të përdorësh një tavolinë pune, mund të ulë efikasitetin. Ti nuk e kupton sa energji mendore shpenzon duke u përpjekur të ruash balancën. Veç kësaj një studimi i Universitetit të Waterloo-s së Ontarios së Kanadasë, zbuloi që njerëzit që uleshin në një top ushtrimesh nga ato që përdoren në palestra nuk kishin ndonjë rezultat më të mirë në abdominale apo qëndrim sesa ata që përdornin karrige.
Jepi jetë zyrës
Studime të panumërta kanë zbuluar që bimët në vendin e punës përmirësojnë gjendjen shpirtërore dhe kërkimet tregojnë që pak gjelbërim mund të rrisë vëmendjen. Një publikim në Revistën e Environmental Psychology tregon që kur njerëzit ishin në një dhomë me orkide, një aglaonema apo lulen e gjelbër kineze dhe një pemë xhuxhe të gjelbër, ata jepnin rezultate më të mira në një ushtrim me gjetje fjalësh sesa ata që ishin në dhoma pa bimë. Çdo bimë do funksiononte, kështu që nëse ke pak prirje kopshtarie merr një dhe kujdesu për të.
Uli dritat, ngri zhurmat
Nëse po punon me në një detyrë që kërkon më shumë kreativitet, fik ndonjë nga dritat e zyrës dhe hiq kufjet izoluese nga veshët. Një studim i vitit 2013 nxori që njerëzit i zgjidhin më mirë problemet në mjedise pune me ndriçim të zbehtë dhe një publikim në Revistën e Kërkimit Konsumator tregonte që kur njerëzit ishin të rrethuar nga një masë e moderuar zhurmash mjedisi, ishin të aftë të gjeneronin më shumë ide inovative.
Përshtate mjedisin
Nëse punon nga shtëpia, sipas një studimi të Oregon State University, investo për një tavolinë të harkuar: mund të ndihmojë të çlodhesh. “Kur pjesëmarrësit në studim shihnin dhoma me mobile që kishin konture të buta e të rrumbullakosura ndiheshin më të qetë sesa kur shihnin dhoma të ngjashme me mobile drejtkëndëshe,” thotë bashkautori i studimit Sibel Dazkir, PhD. Sipas tij mobilet e duhura të zyrës ndikojnë shumë për punën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Përse flokët e gjatë nuk janë për gratë më të moshuara
Kështu duhet ta joshni një mashkull në takimin e parë!
Gjithë ç’duhet të dini për gjakun në ngjyrë kafe gjatë periodave
Cikli menstrual dy herë në muaj: Shtatë shkaktarët e këtij fenomeni
Gjashtë shenja që një djalë të pëlqen, por ka frikë të ta thotë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi