LAJMI I FUNDIT:

Pesë lojtarë të klasit botëror që ende luajnë, por jo mund të mos e keni ditur

Pesë lojtarë të klasit botëror që ende luajnë, por jo mund të mos e keni ditur

Shumë lojtarë të klasit botëror po e vazhdojnë karrierën në Azi, SHBA, por edhe në klube të vogla në Evropë.

Nga lojtarët e njohur Andres Iniesta, vazhdon t’i shfaqë aftësitë e tij në Japoni, pastaj Didier Drogba është mjaft i fortë për të vazhduar në Amerikë te Phoenix Rising.


Por janë disa që vazhdojnë të luajnë edhe pse kanë moshë të madhe.

Më poshtë i gjeni pesë lojtarë të futbollit që mund t’i kemi harruar, por janë ende duke u përpjekur, pasi dashuria e tyre për sportin vazhdon të jetë e madhe.

Ata zgjohen çdo mëngjes dhe të shkojnë për trajnim, për të shkuar pastaj në ndeshje.

# 5 Rafael van der Vaart – Esbjerg fB

Ai u konsiderua si një nga talentet më premtuese në mesin e viteve 2000. Nga Real Madridi tek Tottenham Hotspur, ai tani gjendet te klubi danez Esbjerg fB.

Ai kishte luajtur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të vitit 2010.

Me pothuajse 140 gola në karrierë, ai ka treguar nivel të lartë.

#4 Florent Malouda – FC Differdange 03

Malouda kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij duke luajtur për Lyonin dhe Chelsean, duke fituar katër tituj të njëpasnjëshëm në Ligue 1 dhe një Ligë të Kampionëve.

Ish-lojtari francez ka luajtur në finale të Kupës së Botës 2006.

Ai luan tani në Luksemburg.

#3 Lucio – Brasiliense

Pas pensionimit të Kakas, Lucio qëndron si lojtari i fundit aktiv i skuadrës fituese të Kupës së Botës 2002.

40-vjeçari dëshmon se ka ende për të dhënë në futboll.

Ai është i njohur pasi luajti për Bayern Munich, Inter e Juve.

#2 Bastian Schweinsteiger – Chicago Fire

I konsideruar si një nga mesfushorët më të mirë në botë, fituesi i Kupës së Botës kaloi në Manchester United në vitin 2015.

Megjithëkëtë, me shfaqje të dobëta dhe duke mos qenë në gjendje të kapitalizojë, gjermani kaloi te Chicago Fire në MLS.

#1 Didier Drogba – Phoenix Rising

Drogba është më i njohur për kohën e tij të kaluar te Chelsea, duke e fituar titullin e parë të Ligës së Kampionëve për ta.

Drogba aktualisht po luan për Phoenix Rising, ku ka shënuar gjithsej 15 gola në më shumë se 20 paraqitje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Edon Zhegrova kalon nën menaxhimin e agjentit të njohur, futet në mesin e shumë yjeve

Edon Zhegrova kalon nën menaxhimin e agjentit të njohur, futet në mesin e shumë yjeve

Ligue 1
Kalo në kategori