Janë disa gjëra për të cilat ne duhet të tregojmë kujdes dhe duhet t’i shmangim në maksimum nëse nuk duam të kemi probleme më të rënda shëndetësore apo shqetësime që askush nuk do që t’i përjetojë!
Në drekë apo në darkë, pak rëndësi ka vakti! Këtu janë të renditura pesë gjërat që nuk duhet t’i bëni menjëherë pasi keni konsumuar ushqim. Cilat janë ato?
Gjumi
Të shkosh për të fjetur pasi ke ngrënë, provokon një djegie të stomakut përgjatë gjithë natës. Djegie, siklet, ënjtje!
Një studim i shkollës së mesme të Universitetit Loannin zbuloi se njerëzit që rrinë të qetë dhe presin më gjatë për të shkuar në shtrat pasi kanë ngrënë, kanë më pak gjasa që të kenë goditje në tru. Rregulli i artë është që të mos hani të paktën disa orë përpara se të flini.
Pirja e duhanit
Fatkeqësisht për disa njerëz, pirja e duhanit është ende një zakon. Edhe pse është ndoshta një nga gjërat më të dëmshme që mund të bëni me mushkëritë tuaja, nëse pini duhan, prisni të paktën disa orë pas ngrënies.
Nikotina në cigare është e lidhur me hyrjen e oksigjenit në tretje, duke lejuar trupin të thithë më shumë qeliza kancerogjene sesa normalisht. Sipas studimeve, pirja e duhanit menjëherë pas ngrënies është e njëjtë me pirjen e dhjetë cigareve në të njëjtën kohë. Gjithashtu rrit rrezikun e kancerit të zorrëve dhe mushkërive.
Bërja e dushit
Kur bëjmë dush, trupi ynë rrit qarkullimin e gjakut që mbërrin në duar, këmbë dhe trup, gjë që zvogëlon sasinë e rrjedhës së gjakut në stomak.
Kjo dobëson sistemin tretës, duke shkaktuar joefikasitet, i cili mund të shkaktojë dhimbje në stomak.
Pirja e çajit
Pirja e çajit pas një vakti ndërhyn në thithjen e hekurit. Acidi tanik në çaj lidhet me proteinat dhe hekurin në ushqimin tonë, duke mos lejuar që trupat tanë të korrin përfitimet e tretjes së tyre. Kjo rezulton në një ulje 87% të thithjes së hekurit!
Pak hekur mund të shkaktojë anemi, mungesë të qelizave të kuqe të gjakut, gjë që shkakton lodhje ekstreme, dobësi, lëkurë të zbehtë, dhimbje në gjoks, marramendje, duar dhe këmbë të ftohta, thonj të brishtë dhe mungesë oreksi.
Ngrënia e frutave
Ju ndoshta keni menduar tashmë që mund të hani fruta në çdo kohë, apo jo? Epo, është më mirë t’i hani ato në stomak bosh. Kjo për shkak se frutat kërkojnë enzima të ndryshme për tu tretur, dhe sheqernat e thjeshtë në fruta kanë nevojë për kohë që të përvetësohen plotësisht nga trupi.
Në stomak bosh do të përfitoni nga të gjithë ushqyesit, fibrat dhe sheqernat e thjeshtë. Nëse hani afër ose pas një vakti, fruti mbetet në stomak për një periudhë të zgjatur, duke shkaktuar mungesë tretjeje, urth dhe sëmundje të tjera. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë