LAJMI I FUNDIT:

Pesë ditë para zgjedhjeve, Erdogan njoftoi për rritje prej 45 për qind të pagave të nëpunësve civilë

Pesë ditë para zgjedhjeve, Erdogan njoftoi për rritje prej 45 për qind të pagave të nëpunësve civilë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, pesë ditë para zgjedhjeve të përgjithshme në këtë vend, ka njoftuar rritjen e pagave të nëpunësve civilë me 45 për qind.

Këtë e bëri në Ankara gjatë dialogut për të drejtat ekonomike dhe sociale të punëtorëve në sektorin publik.


Sipas tij, me këtë rritje, paga më e ulët do të jetë 15 mijë lira (pothuajse 700 euro), transmeton Telegrafi.

Erdogan premtoi se pagat dhe pensionet e nëpunësve civilë do të vazhdojnë të rriten, raporton Al Jazeera.

Çështjet ekonomike janë çështje kyçe në zgjedhjet që do të mbahen më 14 maj.

Norma zyrtare e inflacionit është 85.5 për qind, që është norma më e lartë e inflacionit në 24 vitet e fundit.

Disa pretendojnë se inflacioni është dukshëm më i lartë se ai zyrtar. Kjo rezultoi në një zhvlerësim të ndjeshëm të monedhës vendase.

Përveç problemeve të mëdha ekonomike, Turqia u godit nga një tërmet shkatërrues në fillim të shkurtit të këtij viti, i cili e bëri edhe më të vështirë qeverisjen e Erdoganit.

Partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) ka qenë në pushtet për 20 vjet dhe ka premtuar zgjidhjen e problemeve ekonomike.

Sondazhet tregojnë një garë të ngushtë midis Erdoganit dhe kandidatit presidencial të opozitës Kemal Kilicdaroglu të Partisë Republikane Popullore Kemaliste (CHP).

Përveç presidentit, turqit do të zgjedhin edhe anëtarë të parlamentit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Azia
“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

Azia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Azia
Kalo në kategori