LAJMI I FUNDIT:

Pesë arsye të papritura pse nuk mund të humbni peshë

Pesë arsye të papritura pse nuk mund të humbni peshë
(Foto: Pexels)

Edhe pse përpiqeni të ushtroni rregullisht dhe të ushqeheni më shëndetshëm, ndonjëherë thjesht nuk mund t’i humbni kilogramët e tepërt. Megjithatë, kjo nuk duhet t’ju shqetësojë sepse ka faktorë të tjerë që e bëjnë më të vështirë rënien në peshë.

Shkaqet që as nuk i keni marrë parasysh mund t’jua ngadalësojnë përparimin, prandaj është e rëndësishme t’i trajtoni ato në mënyrë që të mund të vazhdoni më lehtë drejt qëllimit tuaj.


Çfarë të shmangni për reduktimin e yndyrës dhe fryrjes së barkut
Lexo po ashtu Çfarë të shmangni për reduktimin e yndyrës dhe fryrjes së barkut

Jeni nën stres kronik

Kur jeni nën stres, gjëndrat mbiveshkore sekretojnë hormonin kortizol. Megjithëse kortizoli është i rëndësishëm për ruajtjen e presionit të gjakut dhe sigurimin e energjisë, ndërsa gjithashtu rrit oreksin dhe dëshirat për ushqim. Ky çekuilibër hormonal mund të sabotojë humbjen e peshës. Kortizoli i tepërt i sekretuar gjatë periudhave të stresit inkurajon trupin të ruajë yndyrën viscerale, lloji i yndyrës që rrethon organet vitale dhe rrit nivelet e kolesterolit dhe insulinës.

Sipas Fox News, stresi rrit kortizolin, i cili zbërthen muskujt dhe ul serotoninën, kështu që ju dëshironi më shumë ushqime të ëmbla. Për më tepër, për shkak se kortizoli ul acidin e lukthit, ushqimet nuk treten në mënyrë efektive, kështu që mbeteni edhe më të uritur.

Keni intolerancë ndaj disa ushqimeve

Ndjeshmëria ose intoleranca ndaj glutenit mund të jetë faktor kontribuues në vështirësinë tuaj për të humbur peshë. Ata që janë të ndjeshëm ndaj glutenit kanë komponime më të dobëta në mukozën e zorrëve, e cila bën që toksinat dhe grimcat e ushqimit të patretur të kalojnë nëpër qarkullimin e gjakut.

Sistemi imunitar i sulmon këto grimca dhe në këtë mënyrë nxit problemet shëndetësore kronike. Nëse mendoni se mund të jeni të ndjeshëm ndaj glutenit ose ushqimeve tjera, si qumështi, provoni një dietë të eliminimit total dhe përcilleni reagimin e trupit tuaj.

Gjashtë simptoma të qarta që tregojnë intolerancën ndaj glutenit
Lexo po ashtu Gjashtë simptoma të qarta që tregojnë intolerancën ndaj glutenit

Nuk flini mjaftueshëm

Mungesa e gjumit mund ta ndalojë procesin e humbjes së peshës. Një i rritur duhet të flejë nga shtatë deri në nëntë orë çdo natë, sepse gjumi balancon hormonet tona, të cilat rregullojnë yndyrën dhe reduktojnë dëshirat e përditshme për ushqim.

Nuk keni kujdes gjatë mezeve

Kur doni të humbni peshë, nuk mjafton vetëm t’i ndryshoni vaktet kryesore. Është shumë e rëndësishme të vëzhgoni ushqimet tuaja. Nëse mezja nuk është adekuate, mund të rritë insulinën, e cila është përgjegjëse për ruajtjen e karbohidrateve të tepërta, të cilat përfshijnë sheqerin dhe yndyrën.

Dëshironi ta eliminoni yndyrën viscerale? Duhet të hiqni dorë nga këto tri ushqime
Lexo po ashtu Dëshironi ta eliminoni yndyrën viscerale? Duhet të hiqni dorë nga këto tri ushqime

E teproni me aktivitetin fizik

Nëse kaloni më shumë se një orë duke ushtruar, kjo mund të rritë nivelet e kortizolit dhe të jetë kundërproduktive për qëllimet tuaja. Stërvitjet me intervale 20 deri në 30 minuta janë të mjaftueshme për të djegur dhjamin. Gjithashtu, në vend të vrapimit dhe ushtrimeve të tjera kardio, do të ishte mirë t’u përkushtoheni stërvitjeve të forcës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori