LAJMI I FUNDIT:

Pesë arsye pse seksi më nuk është i njëjtë kur e keni beben në gji

Pesë arsye pse seksi më nuk është i njëjtë kur e keni beben në gji

Përvoja e ushqimit të bebes me gji mund të ndikojë në aspekte të ndryshme në jetën e femrës, por gjithashtu edhe në seks

Po ju japim pesë mënyra në të cilat vërshimi i hormoneve, lodhja dhe gjëra të tjera që ndodhin gjatë ushqimit me gji mund të ndryshojnë jetën seksuale, transmeton Telegrafi.


1. Nuk ndiheni joshëse

Derisa femra mund të ketë dëshirë dukshëm më të ulët për seks, gjë që është krejtësisht normale, posaçërisht në javët e para të amësisë kur femra më së shumti ushqen beben me qumësht gjiri.

Gjithsesi, nëse nuk keni dëshirë për seks nuk duhet të detyroheni të bëni atë.

2. Ndiheni më shumë joshëse se më parë

Disa femra, megjithatë, mund të ndihen akoma më joshëse derisa ushqejnë foshnjën me gji: për shkak të kësaj sisët dhe thimthat janë më të ndjeshme, gjë që rezulton me ndjeshmëri më të fuqishme te femra dhe mund më shpejt dhe më lehtë të përjetojë orgazmën.

3. Qumështi mund të fillojë të rrjedhë gjatë seksit

Gjatë seksit, përkatësisht kur femra eksitohet seksualisht mund të ndodhë që qumështi të fillojë të rrjedhë, gjë që është pasojë e stimulimit të thimthave, përkatësisht rezultat i reflektimit të rrjedhjes së qumështi.

Disa çifte madje pranojnë që ajo dukuri mund t’i eksitojë edhe më shumë.

4. Mund të keni thatësi të pazakonshme të zonës së vagjinës

Derisa femra është duke i dhënë gji foshnjës, gjëndra e hipofizës prodhon një grumbull prolaktine, hormone, të cilat nxisin prodhimin e qumështit në sisë. Mirëpo prolaktina ndikon edhe në zvogëlimin e hormoneve të tjera të hipofizës, siç është p.sh. estrogjeni. Ndërkaq për shkak të mungesës së estrogjenit, zona vagjinale mund të bëhet e tharë (ngjashëm siç ndodh edhe në menopauzë).

Mund të ndihmojnë lubrifikantet, por nëse ato nuk ndikojnë mund të pyesni gjinekologun që t’ju rekomandojë vagjinalete apo krem me estrogjen.

5. Dashuria e partnerëve mund t’ju bëhet e tepërt

“Gufimi” i oksitocinës dhe i prolaktinës në kombinim me aktin fizik të ushqimit të foshnjës me gji mund emocionalisht plotësisht t’ju preokupojë për ç’shkak çfarëdo shfaqjeje dashurie nga partneri mund të jetë e tepërt.

Nëse dëshironi që partneri të mos largohet nga ju, është me rëndësi që gjithmonë një pjesë të kohës ta kaloni me të, qoftë edhe një orë në ditë.

/Telegrafi/