LAJMI I FUNDIT:

Pesë arsye pse Prishtina e meriton të shpallet kampion i Kosovës

Pesë arsye pse Prishtina e meriton të shpallet kampion i Kosovës

Prishtina vazhdon të mbetet klubi që investon më së shumti në futbollin kosovar.

Edhe këtë kampionat kishte arritur të sigurojë emra të njohur të futbollit, si Anel Rashkaj, Mentor Mazrekaj, Diar Mustafa, Abdul Bashiru e Liridon Fetahaj, por që nuk arritën ta japin atë që klubi mendoi.


Por për fat të mirë  kryesia angazhoi një trajner me bagazh të jashtëzakonshëm si Mirel Josa.

Ndeshja pas ndeshje Prishtina ishte aty gjatë gjithë kampionatit në tri pozita e para, ndërsa kur jeni futur në javën e fundit, klubi bardhëekaltër është në luftë për të dy trofetë, titullin e kampionit dhe Kupën.

Foto: FC Prishtina

Prishtinës i duhet në ndeshjen e fundit një  fitore me dy gola epërsi që ta arrijë ta kalojë Dritën në renditje.

Telegrafi ka zgjedhur pesë arsyet se pse Prishtina e meriton të jetë kampion i Kosovës për edicionin 2017/2018.

Mungesa e stadiumit dhe ndeshjet gjithmonë mysafirë

Prishtina vazhdon ta vuajë mungesën e stadiumit për të dytin vit radhazi, pasi stadiumi i qytetit është në rinovim.

Klubi këtë edicion e nisi me ndeshje në Drenas, ku nga aty u larguan për të vazhduar në Pejë.

Për një klub që 32 ndeshje kampionate i zhvillon në qytetet tjera dhe të jetë në luftë për titull është sukses i madh.

Golat në minutën e fundit

Prishtina ka treguar se ka pjekurinë si skuadër dhe qetësinë në momentet vendimtare.

Është klubi që ka shënuar më së shumti gola në minutat e fundit të ndeshjes, gjithsej 11.

Nuk mund të harrohen dy ndeshjet e fundit me Gjilanin dhe Lirinë, ku Prishtina shënoi në kohën shtesë për të mbetur në ‘luftë’ për titull.

Mbrojtja dhe portieri

Prishtina ka mbrojtjen më të mirë në kampionat pasi ka pranuar 18 gola në të gjithë kampionatin.

Visar Bekaj në portë, që mbetet prej portierëve më të mirë në vend, me Debatik Currin dhe kapitenin Armend Dallkun përpara, dinë të krijojnë mur për skuadrat kundërshtare.

Aty luajtën edhe Abdul Bashiru, Përparim Osmani e Lorik Manxhuni.

Mungesa e titullit për katër vite dhe investimet e mëdha

Klubi ka bërë investime të mëdha edhe këtë vit, duke sjellë lojtarët më të mirë të kampionatit.

Madje Prishtina arriti që ta ofrojë edhe Anel Rashajn, ish kapitenin e Përfaqësueses së Kosovës.

Në kryeqytet mungon titulli në katër vite e fundit, çka është shumë për klubin më të madh në vend.

Ka ardhur koha që investimet e mëdha ta tregojnë vetën.  

Trajneri Mirel Josa

Prishtina ka në stol trajnerin e njohur Mirel Josa, i cili për dallim nga tranerët që erdhën nga Shqipëria, ai është gjendur mjaftë mirë në kryeqytet.

Ai ka arritur t’i sigurojë klubit dy finale të mëdha, si për titull ashtu edhe për Kupë.

Josës edhe pse i dështuan transferimet kryesore të Prishtinës, disa nga lëndimet e disa nga mosdisiplina e tyre, ai arriti ta mbajë klubi në krye. /Telegrafi /   

Në trend Sport

Më shumë
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon

Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit

La Liga
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Xhudo

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Premier League
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Kalo në kategori