LAJMI I FUNDIT:

Pesë arsye pse librat janë të rëndësishëm në zhvillimin e fëmijëve

Pesë arsye pse librat janë të rëndësishëm në zhvillimin e fëmijëve

Librat kanë një mënyrë fantastike se si ndihmojnë në zhvillimin e fëmijëve.

Në botën e librave, mund të gjesh imagjinatë dhe kreativitet, trillim dhe realitet, varësisht prej librave të cilët i lexon fëmija juaj.


Përderisa procesi i leximit të librave di të jetë argëtues, ka shumë më shumë në lexim se sa vetëm vlerë argëtuese.

Më poshtë, janë 5 arsye se pse librat janë të rëndësishëm për zhvillimin e fëmijës sot.

Momente që krijojnë lidhje afatgjatë

Kur e hap një libër për t’ia lexuar fëmijës tuaj, krijon një moment dhe një lidhje kualitative për të dy ju.

Gjatë kësaj kohe të leximit me zë bashkë me fëmijën tuaj, krijohet një moment dhe lidhje e fortë që mbahet mend për një kohë të gjatë.

Një moment i tillë, fëmija i juaj do ta vlerësojë për vite të tëra, dhe me shumë gjasë do të krijojë një traditë duke ja përcjellur fëmijëve të tij në të ardhmen.

Edhe nëse fëmija i juaj është duke luajtur afër jush, kur ju i lexoni me zë, fëmija juaj do të përfitojë në ngritje të koncentrimit dhe në krijimin e kujtimeve të bukura të librave dhe leximit të përbashkët.

Pasuron fjalorin e fëmijës

Leximi i librave hap mendjen e fëmijës tuaj, ndaj një bote të tërë të fjalorit.

Librat tregojnë një numër shumë të gjerë fjalësh që fëmija i juaj mund të mos i dëgjojë ose t’i përdorë çdo ditë.

Kur e përfshin leximin në aktivitetet ditore të fëmijës tuaj, i ndihmon të zhvillojë një nivel më të lartë fjalësh në bisedat e përditshme.

Përderisa lexon, fëmija i yt mund të pyes se çka nënkuptojnë fjalët, andaj shfrytëzo kohën për t’i shpjeguar, dhe pyete se çka është duke lexuar.

Lehtëson emocionet dhe ndjenjat e fëmijës

Në rast se fëmija i juaj vuan nga ankthi, emocionet, ndonjë traumë, atëherë ekziston një libër që mund ta gjesh, dhe t’ia lexosh rreth kësaj teme.

Gjatë përfshirjes në përvoja të reja, fëmijët mund të kalojnë në periudha stresuese.

Por mos harroni, se librat e fëmijëve kanë një mënyrë të shkëlqyeshme për të minimizuar gjërat stresuese dhe të frikshme në jetën e fëmijës tuaj.

Librat mund t’i ndihmojnë fëmijës tuaj të zhvillojnë një nivel më të lartë të pranimit të përvojave dhe ndryshime të reja në jetë.

Fuqi e zgjeruar e trurit

Shumë fëmijë të cilëve u janë lexuar libra në moshë të re, do të renditen më lartë në shkollë, dhe janë të prirur që më vonë të jenë më të suksesshëm në jetë.

Leximi e zgjeron zhvillimin e trurit të fëmijës tuaj, duke përmirësuar përdorimin e fjalëve dhe aftësitë e gjuhëve.

Kur i lexohet një libër, fëmija juaj mëson se si të flasë në mënyrë korrekte me të tjerët në të gjitha llojet e situatave, nga sjelljet bazike, deri tek bisedat për tema të ndryshme. Gjithashtu, leximin ndihmon në zhvillimin e imagjinatës së fëmijës tuaj.

Ndihmon në zhvillimin e koncentrimit

Duke i lexuar libra fëmijës tuaj, ju do të përmirësoni aftësitë e fëmijës tuaj për tu koncentruar më shumë.

Kur ju i lexoni fëmijës tuaj me zë, ata dëgjojnë nga personi i cili duhet të ketë njohuri rreth librit.

Pavarësisht se a i lexoni me zë fëmijës, apo fëmija lexon vet, mes tjerash, leximi i ndihmon fëmijës tuaj të zhvillojë vetëdije më të lartë, të fokusohet më shumë, dhe të ketë aftësi më të mira dëgjimi.

Këto pesë arsye më lartë, janë vetëm disa nga benefitet e shumta që sjell procesi i të lexuarit, dhe leximi në zhvillimin e fëmijës tuaj.

Në GjirafaMall mund të porositni tani deri në250 libra për fëmijë me çmime shumë të volitshme, kliko KËTU.

Disa prej librave më të dashur për fëmijë në GjirafaMall gjatë vitete të fundit janë:

TREGIMET E GJYSHES ( https://gj.al/B31UNp )

SA ËSHTË ORA ( https://gj.al/ARzM3e )

MESO ME SHUME TRUPI I NJERIUT (https://gj.al/ZcTxxY)

ARGETOHU ME SHKENCË: DRITA ( https://gj.al/BkvK7f )

PERRALLAT E MIA MË TË KËNDSHME ( https://gj.al/f3ttle )

CILA ËSHTË KJO STINË ( https://gj.al/D0KHmF )

Artikull i sponsorizuar

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Lifestyle
Binjakët: Horoskopi vjetor për 2024

Binjakët: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori