LAJMI I FUNDIT:

Pesë arsye pse Drita e meriton të shpallet kampion i Kosovës

Pesë arsye pse Drita e meriton të shpallet kampion i Kosovës

Drita është kthyer nga ëndrrat e këqija në ato të bukura, pasi për tri vite ka luajtur ndeshjen e barazhit për të mbijetuar në elitë , ndërsa këtë edicion luftojnë për titull kampioni.

Kryesia e re që kishte ardhur kishte vendosur që të fillojë me goditje të mëdha në afatin kalimtar verorë, pasi shpëtoi në ndeshjen e barazhit duke e mposhtur Dukagjinin 2-1.


Një sezon i ri, një skuadër e re, por edhe ambicie të reja.

Skuadra nga Gjilani filloi të ëndërrojë qysh në ndeshjen e parë kur e mposhti Prishtinën në Drenas 1-0.

Drita në fillim të stinorit (Foto: KF Drita)

Nga ai moment dhe deri tani, kur ka mbetur edhe një ndeshje që ta mbyllet kampionati, gjysma e qytetit ka frymuar me Dritën.

Intelektualët kanë treguar se e duan klubin dhe i kanë qëndruar pranë në çdo ndeshje, si brenda ashtu edhe jashtë.

Drita ka 66 pikë, tri më shumë se sa Prishtina, ndërsa ndeshjen e fundit e zhvillon të dielën, ku vetëm humbja me dy gola epërsi ia heq titullin nga duart.

Telegrafi ka zgjedhur pesë arsyet më të forta se pse e meriton Drita që të shpallet kampion i Kosovës.

Tifozët

Drita ka pasur numrin më të madhë të tifozëve në këtë edicion, pasi Intelektualët e kanë përcjellë skuadrën në cdo hap.

Pikët e fituara janë edhe meritë e tyre pasi me atmosferën dhe koreografit kanë ditur ta nxisin skuadrën.

 Sulmi

Drita ka sulmin më të mirë në kampionat. Kastriot Rexha, Xhevdet Shabani, Astrit Fazliu, Haxhi Neziraj, por edhe Endrit Krasniqi kanë shënuar 53 gola në 33 ndeshje.

Shpesh herë loja e Dritës është cilësuar më e bukura në Superligë, por këtë e ka ndihmuar edhe numri i madh i ndeshjeve të zhvilluar në Gjilanin, që nga 32 në 20 ndeshje luajti në shtëpi të saj.

15 vjet pritje për titull

Herën e fundit që Drita ishte shpallur kampion ishte kampionati 2003-04. Në atë kohë nën drejtimin e kryetarit legjendat Selami Osmani Bezi, klubi gjilanas kishte fituar titullin e parë dhe të vetëm.

Pikërisht edhe në atë kohë ishte në luftë e Prishtinën për vendin e parë.

Trajneri Bekim Isufi dhe ndihmësi i tij Afrim Shahini, ishin pjesë e skuadrës.

Qyteti që frymon me futbollin e ka pritur gjatë këtë titull, ndërsa klubi kishte vite të këqija kur kishte rënë edhe ne Ligën e Parë.

Kryesia e re

Drita ka kryesi të re që nga korriku i vitit 2016.  Në krye të klubit kishin ardhur dy donatorë të fuqishëm si Valon Murseli e Flamur Bunjaku.

Valon Murati i cili është pronar i Companisë “Valon GmbH” në Dubai e Zvicër Aksionar “Ve -Tech AG- Zvicër si dhe Albfix-Zvicër ndërsa Flamur Bunjaku Pronarë te Rinora4 dhe pronarë në tri kompani të tjera në Zvicër.

Dyshja kanë investuar mjaftë në këto dy vite dhe investimi i tyre pritet të kthehet në një mas pasi klubi do të luajë në garat evropiane.

28 ndeshje pa humbje

Drita ka vetëm dy humbje këtë stinor me Besën dhe Lirinë në fillim të kampionatit, ndërsa ka 28 ndeshje që nuk di për humbje.

Seria filloi me Milian Zuzakun dhe vazhdoi me Bekim Isufin.

Skuadra nuk ka humbur asnjë ndeshje me skuadrat e tjera që janë në gjashtë vendet e para në Superligë.

Drita ka 18 fitore, 12 barazime dhe 2 humbje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori