Dorëheqja e kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj, pasi ka marrë ftesë për t’u marrë në pyetje në Hagë ka shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale si rrallë ndonjëherë. Më shumë se 90 për qind e çdo reagimi në median sociale në Shqipëri shkon për ish-komandantin e UÇK-së. Pasi Haradinaj tha se nuk do të paraqitej në Hagë në cilësinë e kryeministrit, shqiptarët besojnë te pafajësia e tij dhe te pastërtia e luftës së UÇK-së.
Mirëpo, nuk mund të mos vësh re tek ata mijëra shqiptarë, që kanë komentuar edhe te ‘muri’ në FB i Haradinajt, dëshpërimin për situatën në Shqipëri. Ka të paktën pesë arsye se përse komentuesve shqiptarë nga Shqipëria, Haradinaj u duket shumë më i ndryshëm se homologu shqiptar, Edi Rama. Këto mendime kanë lindur që kur e kanë parë Haradinajn tek përplaset me Edi Ramën e deri në këtë moment kulmor.
Së pari, sepse që në fillim të fjalimit të tij, Haradinaj thotë se beson te demokracia. “Qeveritë dhe pushtetet janë të ndërrueshme, jetojmë në demokraci”, tha ai. Pavarësisht qindra problemeve që ka Kosova dhe qeverisja e saj, sërish ata nuk e kanë problemin e madh të Shqipërisë: Mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, që kanë bllokuar proceset demokratike në vend.
E dyta, sepse Haradinaj thotë se beson te disa parime e vlera. “Nderi i kryeministrit dhe shtetit duhet të ruhet dhe unë nuk e poshtëroj asnjëherë”, thotë ai. Ndërkohë në Shqipëri, morali është kthyer në një rreckë, sidomos për kreun e ekzekutivit.
E treta, sepse shumica e shqiptarëve besojnë se Ramush Haradinaj ishte zëri kryesor që iu kundërvu projektit për shkëmbimin e territoreve me Serbinë. Nuk janë të paktë ata që besojnë se dorëheqja dhe intervistimi në Hagë mund të ketë lidhje me këtë komplot që synon ndarjen e Kosovës. Pozicionimi kundër idesë së përkrahur nga kryeministri Edi Rama, ka bërë që Haradinaj të fitojë pikë ndjeshëm në Shqipëri, ndërsa e ka bërë së paku qesharak rolin prej nacionalisti të kryeministrit shqiptar.
E katërta, sepse shqiptarët vlerësojnë te Haradinaj respektin që ka ai për institucionin e dorëheqjes. Kjo nuk është hera e parë për Haradinajn, por të shumtë janë njerëzit që do donin të shihnin për herë të parë Edi Ramën teksa e aplikon këtë standard. Haradinaj është dorëhequr dhe është rikthyer në politikë, kurse Rama ka bllokuar një proces jetik për demokracinë, atë të zgjedhjeve të lira dhe normale, duke u bërë i vetmi politikan i këtij rangu në Shqipëri që nuk e njeh dorëheqjen.
E fundit, sepse Ramush Haradinaj nuk i bën bisht drejtësisë, edhe kur ajo vjen nga një gjykatë e tillë si ajo e Hagës. Ndërkohë që kryeministri shqiptar, pasi është rrëzuar politikisht dhe moralisht, shpreson vetëm të kapet te fakti që nuk është rrëzuar ligjërisht. Aq i dëshpëruar është për të mos parë asnjë sinjal juridik kundër tij, sa prodhon edhe çmenduri të tilla si ajo e Gjykatës së Durrësit për mandatin e kryebashkiakes, vetëm për të treguar se askush nuk pipëtin në drejtësi ndaj tij.
Ramush Haradinaj do ketë një tjetër betejë me drejtësinë ndërkombëtare. Disa thonë se kjo është shumë më e lehtë dhe ai do kthehet në politikë edhe më i fuqishëm. Por, edhe sikur kjo të mos ndodhë, ai e ka lënë pas një trashëgimi të rëndësishme për t’u vlerësuar. Halli më i madh është në Shqipëri me një kryeministër që e ka kuptuar se problemin e ka me atë që po lë pas.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNgacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre