LAJMI I FUNDIT:

Përveç bombave shkatërruese, Kim Jong-un ka edhe pasuri të mëdha nëntokësore – vlera e tyre arrin deri në 10 trilionë dollarë!

Përveç bombave shkatërruese, Kim Jong-un ka edhe pasuri të mëdha nëntokësore – vlera e tyre arrin deri në 10 trilionë dollarë!

Koreja e Veriut mund të mos ketë asnjë rezervë të provuar të naftës, por qëndron në rezervat e më shumë se 200 mineraleve, vlera e të cilave është vlerësuar të jetë deri në 10 trilionë dollarë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ndonëse nuk ka të dhëna zyrtare mbi vlerën e burimeve të mineraleve të Koresë së Veriut, sipas vlerësimeve të përafërta në fillim të kësaj dekade, rezervat e qymyrit, hekurit, zinkut, bakrit, arit, argjendit, magnezit dhe shumë metaleve të tjera arrin në mes të 6 dhe 10 trilionë dollarëve.


Gjithmonë sipas mediave të huaja, para shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Pheniani zyrtar ka qenë kryesisht i përkushtuar në aktivitetet minerare dhe tregtinë me partnerët fqinjë komunistë.

Megjithatë, industria e minierave në fillim të viteve ’90 të shekullit të kaluar përjetoi një kolaps, për shkak të dekadave të neglizhencës dhe mungesës së fondeve për zhvillimin e infrastrukturës për të mbështetur aktivitetet minerare.

Ndryshe, Kombet e Bashkuara kanë vendosur një raund të ri sanksionesh mbi Korenë e Veriut pas testit të gjashtë dhe më të madh bërthamor. Masat kufizojnë importin e naftës dhe ndalojnë eksportet e tekstilit.

Shtetet e Bashkuara fillimisht kishin propozuar sanksione më të ashpra duke përfshirë një ndalim total të importeve të naftës.

E këto sanksione, të cilat u miratuan në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të hënën, zemëruan shumë Korenë e Veriut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Azia
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Kalo në kategori