LAJMI I FUNDIT:

Perutnina Ptuj sjell mish të freskët gjeldeti me origjinë 100% sllovene

Perutnina Ptuj sjell mish të freskët gjeldeti me origjinë 100% sllovene

I vetmi mish gjeldeti me origjinë 100% sllovene dhe me çertifikatë me titull “Cilësia e Zgjedhur e Sllovenisë”.

Perutnina Ptuj është prodhuesi i vetëm i mishit të gjeldeti të freskët me origjinë Sllovene. Në këtë segment, gjithashtu, në të gjithë hapat nga fusha deri te piruni, zhvillohen në tokat tona dhe në bashkëpunim me 36 mbarështues (ata që rrisin zogjët). Fermat janë të shpërndara në ambiente natyrale në disa zona në Slloveni.

Të gjithë mbarështuesit, si dhe Perutnina Ptuj, përfshihen në skemën kombëtare të Cilësisë së Zgjedhur, dhe kjo konfirmon prap angazhimet afat gjata dhe përkushtimin tonë për të siguruar Cilësinë, Sigurinë dhe Gjurmueshmërinë në nivelin më të lartë.

Popullariteti i mishit nga Gjeldeti është çdo ditë e në rritje. Njerëzit në mbarë botën gjejnë jo vetëm shijen e shkëlqyer të mishit të gjeldetit, por edhe cilësinë e tij, vlerat ushqyese dhe shumëllojshmërinë e përdorimit.

Mishi nga gjeldeti është shumë i shëndetshëm, ka më pak yndyrë dhe më pak kolesterol se sa mishi i kuq, ndërsa ka më shumë proteina dhe lëndë ushqyese të rëndësishme.Ka shije perfekte dhe përshtatet shumë mirë me erëza të ndryshme për gatim.

Përdoret për përgatitjen e vakteve të shëndetshme dhe të lehta (light), e poashtu për evente speciale. Mishi nga gjeldeti është shumë më i pasur me kalcium, selen dhe zink, sikur mishi i pulës.

Mishi nga gjeldeti pa lëkurë, përmban mesatarisht 20-24% proteina dhe 2-5% yndyrë.

Këto produkte mund t’i gjeni në Prishtinë në këto pika shitje: Albi Market – Albi Mall, Viva Fresh Store – te rrethi me flamur, ETC – Zona Industriale, Interex 24/7 – te spitalet.

Artikull i Sponsoruar