LAJMI I FUNDIT:

Përurohet laboratori për analiza të produkteve bujqësore

Përurohet laboratori për analiza të produkteve bujqësore

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) ka bërë të ditur se sot në Institutin Bujqësor në Pejë, do të bëhet përurimi i laboratorit për analiza të produkteve bujqësore dhe serrës eksperimentale.

Ky investim është realizuar në kuadër të projektit italian “KosAgri”, të cilin e ka mbështetur edhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Kjo ceremoni e përurimit fillon nga ora në 11 në Institutin Bujqësor në Pejë. /Telegrafi/