Me funksionalizimin e laboratorit për analiza bujqësore dhe serrës eksperimentale, po krijohen mundësitë për zhvillimin e mëtejmë të sektorit të bujqësisë sipas standardeve evropiane.
Pajisja e Institutit Bujqësor të Kosovës me këtë laborator dhe serrë eksperimentale, të cilat janë inauguruar sot, është mbështetur nga projekti italian “KosAgri”, i cili financohet nga Qeveria e Italisë, e që është implementuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Me rastin e inaugurimit të këtij projekti, Sekretari i Përgjithshëm i MBPZHR-së, Kapllan Halimi, ka vlerësuar se ky laborator modern dhe kjo serrë do të shërbejë për zhvillimin e mëtejmë të sektorit të bujqësisë. “Krahas investimeve në kuadër të këtij projekti, Qeveria e Kosovës, gjegjësisht MBPZHR-ja do të vazhdojë investimet edhe në shumë projekte tjera, të cilat do të ndihmojnë edhe më tej avancimin dhe fuqizimin e Institutit Bujqësor të Kosovës, potencialet e të cilit po zgjerohen çdo ditë e më shumë”, ka thënë Halimi. Ai po ashtu ka treguar se projekti synon zbatimin e nismave në Kosovë në perspektivën e procesit të integrimit evropian me standardet e kërkuara. Sipas tij, tashmë IBK-ja ka krijuar një laborator referent ndërkombëtar për mbrojtjen e bimëve.
Ndërkaq, zëvendësambasadori i Italisë në Kosovë, Matteo Corradini, tha se ky projekt ka rëndësi shumë të madhe strategjike për dy objektivat kryesore të Kosovës, siç është zhvillimi ekonomik dhe procesi i integrimit evropian në këtë sektor. “Ky projekt do të ndihmojë avancimin e Institutit Bujqësor të Kosovës, i cili është edhe një faktor i zhvillimit ekonomik e krahas kësaj ky projekt do t’i krijojë lehtësi vendit për të eksportuar produktet agrokulturore, gjë që edhe promovon zhvillimin rural të vendit”, tha zëvendës ambasadori Corradini.
Në anën tjetër, drejtori i Institutit Bujqësor të Kosovës, Fehmi Geci, ka treguar se viteve të fundit, kanë bërë investime të mëdha në ngritjen e kapaciteteve të Institutit. “Instituti Bujqësor, i cili funksionon në kuadër të MBPZHR-së ka arritur të funksionalizojë laboratorin për analiza bimore dhe serrën eksperimentale, të cilat do të shërbejnë për përmirësimin e menaxhimit të integruar të dëmtuesve në pemëtari, si dhe do të krijojnë kushte të përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë organike”, ka thënë drejtori Geci.
Ndryshe, projekti italian “KosAgri”, është mbështetur nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe Instituti Agronomik Mesdhetar në Bari të Italisë, ndërsa vlera e projektit për funksionalizimin e laboratorit dhe serrës arrin vlerën prej 260 mijë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prishtina Ticket nis fluturimet në destinacionin Memmingen – Prishtinë - Memmingen

Murati i reagon Ramës me një shprehje gjermane: Ai momenti kur ty të vie turp për të bëmat e tjetrit

ATOMI hap konkurs për inteligjentët

Përtej librit: Rrëfime nate mes poezisë dhe vinilit me Eda Zarin në Librarinë Dukagjini

VitaLand feston 1 VJETORIN: Ejani dhe merrni pjesë në festën më të madhe të vitit!

Linjë e re inovative e probiotikëve - Vitalia

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Rashiq flet për prapaskenat e ngjarjeve në veri: Grupi i armatosur priti ndihmë, shpresuan në ndërhyrjen e KFOR-it

Rrëfimi i pelegrinëve në Manastirin e Banjskës: U plaçkitëm nga sulmuesit e armatosur - e çuditshme që KFOR-i i injoroi
Janjiq: Shumica e njerëzve në Beograd e pranojnë realitetin – asgjë nuk mund të arrihet me forcë në Kosovë

Kurti: Vuçiq më tha në Bruksel, Milan Radoiçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve të Kosovës

Ish-ministri Mehaj për ngjarjet në veri: Edhe 10 mijë euro rrogë janë pak për djemtë e Kosovës, ata nuk janë thesar i asnjë partie politike

Hovenier për “Politico”: Sulmi ishte i koordinuar dhe sofistikuar – armët e konfiskuara nuk mund t’i siguronte një qytetar i thjeshtë