LAJMI I FUNDIT:

Perteshi: Ka qenë momenti më i volitshëm për anëtarësim në INTERPOL

Perteshi: Ka qenë momenti më i volitshëm për anëtarësim në INTERPOL

Kosova u dëmtua shumë me mos anëtarësimin në INTERPOL, duke pamundësuar  kështu që Kosova të jetë efikase dhe kontribuuese në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, krimit të organizuar dhe krimeve tjera.

Kështu vlerësoi në një prononcim për Telegrafin, hulumtuesi nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Skender Perteshi.


Perteshi ka thënë se Policia e Kosovës edhe njëherë po dëmtohet në luftën e saj ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit dhe shumë fushave tjera.

“Vet argumenti i Kosovës, për anëtarësim në INTERPOL ka qenë profesional dhe jo politik”, ka thënë Perteshi.

Ai theksoi se është bërë një fushatë shumë e egër ndaj Kosovës, jo vetëm nga Serbia por edhe nga Rusia, Kina dhe vendet tjera që nuk e kanë njohur Kosovën.

“Nuk bën të fajësohen shumë institucionet e Kosovës për këtë që ka ndodhur sepse është punuar shumë për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Mirëpo është bërë një fushatë shumë e egër ndaj Kosovës, jo vetëm nga Serbia por edhe nga Rusia, Kina dhe vendet tjera”, potencoi ai.

I pyetur se kur do të mund të ri-aplikoj Kosova për t’u anëtarësuar në INTERPOL, ai tha: “Tash e tutje nuk dihet se kur do të jemi të gatshëm të ri-aplikojmë. Ka ndodhur një dështim. Është vështirë të planifikohet se kur do të mund të anëtarësohemi. Ky ka qenë momenti më i mirë dhe më i volitshëm, ku edhe dështuam”.

Ndryshe, Kosova sot ka marrë pjesë në mbledhjen e radhës të INTERPOL-it të organizuar në Dubai, ku gjatë raundit të parë dhe të dytit nuk arriti t’i grumbullojë votat e mjaftueshme. Në raundin e dytë me 68 pro, 51 kundër dhe 16 abstenime, Kosova nuk arriti të jetë pjesë e kësaj organizate për bashkëpunim policor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori