LAJMI I FUNDIT:

Personazhet e njohur “Djali Peshkaqen” dhe “Vajza Llavë” do të rikthehen në rolet e tyre si të rritur, në një film të ri me superheronj

Personazhet e njohur “Djali Peshkaqen” dhe “Vajza Llavë” do të rikthehen në rolet e tyre si të rritur, në një film të ri me superheronj

Fansat e filmit aventurë të vitit 2005, “Aventurat e Djalit Peshkaqen dhe Vajza Llavë” do të kenë mundësinë që së shpejti të shohin një version të ri të këtij filmi.

Të martën, u njoftua se regjisori Robert Rodriguez po kthehet në botën e atyre personazheve superheronj, të quajtur “We Can Be Heroes”, shkruan DailyMail.


Për më tepër, heronjtë eponimë, të luajtur atëhere nga Taylor Lautner i “Twilight: si dhe Taylor Dooley, do të jenë prindër në filmin e ri, duke pasur një pasardhës, i cili duke qenë fëmija i Djalit Peshkaqen dhe Vajzë Llavë, me gjasë do të ketë disa fuqi interesante.

Skenari i filmit të ri përqendron rreth fëmijëve të superheronjve të ndryshëm, të cilët duhet të bashkojnë forcat pasi pushtuesit e huaj rrëmbejnë prindërit e tyre, përfshirë Djalin Peshkaqen dhe Vajzën Llavë.

Regjisori Rodriguez, 52 vjeç, njihet për filmat “From Dusk Till Dawn”, “Sin City” dhe “Spy Kids”, dhe ai do të jetë regjisor, skenarist dhe kinematograf për këtë projekt të ri.

Dhe ndërsa aktorja Dooley ka konfirmuar se ajo do të kthehet për të luajtur rolin e Vajzës Llavë, Lautner nuk ka thënë ende nëse ai do të kthehet të luajë një Djal Peshkaqen të rritur.

Aktorë të tjerë të njohur në film janë: Priyanka Chopra, Christian Slater dhe Pedro Pascal – kjo e fundit u bë e famshme nga “The Mandalorian”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Çifti i famshëm i futbollit që luajnë për të njëjtin ekip, kanë një rregull në shtëpi që duhet ta respektojnë të dy

Çifti i famshëm i futbollit që luajnë për të njëjtin ekip, kanë një rregull në shtëpi që duhet ta respektojnë të dy

Magazina
Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Magazina
“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

Magazina
Senzacioni brazilian i futbollit, Endrick dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një 'kontratë' lidhjeje me disa klauzola të çuditshme

Senzacioni brazilian i futbollit, Endrick dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një 'kontratë' lidhjeje me disa klauzola të çuditshme

Magazina
Dua Lipa magjeps me paraqitjen e saj dhe stilin e flokëve në setin fotografik të revistës

Dua Lipa magjeps me paraqitjen e saj dhe stilin e flokëve në setin fotografik të revistës "Elle"

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Kalo në kategori