LAJMI I FUNDIT:

“Përsiatje 2” dhe “Përsiatje 3”, dhuratë lexuesve në Ditën e librit!

“Përsiatje 2” dhe “Përsiatje 3”, dhuratë lexuesve në Ditën e librit!

Intelektuali dhe publicisti që tashmë ka bërë emër në letrat shqipe, Abdirahim Idrizi, ka zgjedhur 23 prillin-Ditën ndërkombëtare të librit për t’ua bërë dhuratë lexuesve të tij besnik dy libra të tij të radhës të titulluar “Përsiatje 2” dhe “Përsiatje 3”

Janë këto libra të formatit libër-xhepi që vijnë si vazhdimësi e “Përsiatje”, një libër i këndshëm i botuar para dy vitesh i cili u ribotua disa herë.


Abdirahim Idrizi bën pjesë në grupin e rrallë intelektualëve krijues të cilët sakrifikojnë lirinë e tyre për t’i shprehur pikëpamjet dhe kritikuar realitetin aktual.

Këtë ai e ka dëshmuar me vazhdimin e publikimit të një serie të shkrimeve në të cilat trajton probleme të aktualitetit ndër shqiptarë.

Nga këto shkrime-opinione dhe ese të autorit Abdirahim Idrizi të publikuara kohëve të fundit në portale e gazeta të ndryshme në Prishtinë, Tiranë, Shkup e gjetiu, janë përzgjedhur nëntëmbëdhjetë sosh që janë bashkuar në “Përsiatje 2” për t’ia ofruar lexuesit.

Libri shoqërohet me një parathënie të shkruar nga redaktori Demir Reshiti, e titulluar “Intelektuali dhe sfidat që sjell përditshmëria”

Ndërkaq në“Përsiatje 3” janë përmbledhur opinione dhe ese me tematikë që trajtojnë dashurinë dhe të bukurën.

Në libërxhepin “Përsiatje 3”, autori e fut lexuesin në botën e ëmbël shpirtërore, botë kjo që merr kuptimin e mirëfilltë vetëm kur është e mbështjellë me dashuri.

Autori i qaset kësaj teme “të ndjeshme” me guxim e vetëmohim intelektual duke ofruar për lexuesin edhe këshilla me vlerë si kjo (cit): “Jetoni në këtë botë dhe jetoni me pasion, me gjithë qenien tuaj, dhe me një besim të plotë: dashuria dhe gëzimi do t’ju përcjellin edhe do të dilni jashtë kufijve të kësaj bote”.

Edhe Përsiatje 3 shoqërohet me një parathënie të shkruar nga redaktori Demir Reshiti, e titulluar “Ese mbi dashurinë dhe të bukurën”.

Librat janë botuar në kuadër të Shtëpisë Botuese “Galaxy”, dhe qojnë në 14 shifrën e librave të botuara nga ky autor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori