LAJMI I FUNDIT:

Përshtatja e standardeve me ato të BE-së kusht kryesor për rritjen e eksportit

Përshtatja e standardeve me ato të BE-së kusht kryesor për rritjen e eksportit

Instituti për Politika Zhvillimore mbajti sot tryezën “Promovimi i standardeve për produkte vendore dhe implementimi i MSA-së”, ku u prezantua edhe punimi “Standardizimi në Kosovë dhe sfidat për rritjen e kualitetit të produkteve vendore”.

Faton Thaçi, zëvendësministër i Tregtisë dhe Industrisë tha se MTI është e fokusuar në infrastrukturën ligjore të përafruar me rregullat e BE-së.


“Prodhuesit janë duke plotësuar standardet të cilat i përmbushin standardet e tregut. Përshtatja e standardeve të Be-së është kusht kryesor për rritjen e eksportit. Standardet janë nivelet vullnetare. Brenda MTI funksionon inspektorati i tregut i cili zhvillon krijimtarinë e tij në gjithë territorin e Kosovës”.

Sipas Thaçi, standardizimi i është një element i fortë i çdo ekonomie pa të cilin nuk do të kishim siguri dhe cilësi në produkte.

Ndërkaq, Hafiz Gara, Drejtor i përgjithshëm i Agjencisë së Standardizimit, tha se standardet janë adaptuar dhe se Kosova nuk është larg nga standardet e BE-së.

Por sipas tij, Kosova nuk mund të adaptojë standarde direkt nga BE për shkak se nuk është e anëtarësuar në OKB, por standardet i adapton nga Shqipëria.
“Çalon implementimi i standardeve. Një produkt i cili bazohet në standard pranohet shumë më mirë në treg. Ne prokuronim standardet kanë një ndikim më të madh. Qasja në standardet e BE-së është një arritur e madhe dhe na ndihmon shumë”, theksoi Gara.

Dardan Abazi, hulumtues në INDEP dhe autor i punimit të prezantuar tha se standardizimi varet nga niveli i përgjithshëm i zhvillimit ekonomik për shkak se vendosja e standardit në produkte rrit edhe koston e produktit. Sipas rekomandimeve të dala nga punimi, nevojitet një dialog më i gjerë shoqëror mbi këtë çështje. Abazi tha se nevojitet më shumë njohuri për bizneset që ato të aplikojnë standarde në produktet e tyre. Gjithashtu INDEP ka propozuar hapjen e një qendre ku punonjësit aty do t’u shërbenin bizneseve informata rreth standardizimit.

Po ashtu. Abazi tha se çështja e standardizimit duhet të diskutohet më shumë në diskursin publik.

Tryeza pati pjesëmarrës të shumtë të kompanive të produkteve vendore si dhe asociacionet për mbrojtjen e këtyre produkteve. Kjo tryezë u mbajt në kuadër të projektit

“Me produkte konkurrente drejt tregut europian” dhe qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i politikave krahas rritjes së interesimit dhe numrit të bizneseve kosovare që posedojnë standarde evropiane të definuara në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA).

Përmes këtij projekti, specifikisht, INDEP do të kontribuojë në disa nga prioritetet e identifikuara që kanë të bëjnë me konkurrencën, lëvizjen e lirë të mallrave dhe bujqësinë. Projekti synon tu ndihmojë hisedarëve t’i implementojnë masat e kërkuara nga MSA-ja. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Edil Project
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Për herë të parë në Kosovë vjen

Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"

Peja Outdoor
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Auto Mita
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs
​Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit

​Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit

Ekonomi
Kalo në kategori